Categories Politike

Basha banorëve të prekur nga tërmeti: Pas 25 prillit do të hetojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës. Në bisedën që patën me Bashën, banorët u shprehën se edhe pas një viti e gjysmë, ende nuk kanë gjetur zgjidhjen përfundimtare për banesat e tyre.

Basha shprehu zotimin se qeveria e ardhshme me ekspertët më të mirë të fushës së arkitekturës dhe inxhinierisë, do të përshpejtoj procesin e rindërtimit i cili ka ngecur në vendnumëro. Ai gjithashtu tha se të gjithë personat që kanë përfituar nga tërmeti në mënyrë të padrejtë, do të hetohen nga një komision të posaçëm parlamentar.

“Jo vetëm kemi menduar një plan por ne kemi sjellë së bashku ekspertët më të mirë të vendit. Emra shumë të njohur, arkitektë, urbanistë, inxhinierë, konstruktorë, figura të njohura kombëtare me përvojë të jashtëzakonshme përfshirë këtu edhe durrsakë, të cilët janë trajnuar apo rikualifikuar në qendrat e  ekselencës në Europë, në disa prej fushave kryesore që kanë të bëjnë me rindërtimin, në planifikimin dhe riplanifikimin urban, në fushën e arkitekturës dhe të inxhinierisë së ndërtimit dhe në fushën e rikuperimit nga fatkeqësitë natyrore, nga tërmeti dhe nga fatkeqësitë natyrore në tërësi.

Është një grup që përbëhet nga afro 50 ekspertë, të paktën gjysma e të cilëve janë inxhinierë me përvojë dhe pjesa tjetër siç ju thashë mbulojnë këto fusha të tjera që kanë të bëjnë edhe me pjesën urbanistike, pjesën e rikualifikimit urban, pjesën e trajtimit të veçantë që i bëhet siteve, vendeve të goditura nga fatkeqësitë natyrore.”

“Dhe detyra kryesore që iu është dhënë është si do të përshpejtojmë procesin e rindërtimit, i cili si çdo gjë në vend ka mbetur peng i interesave korruptive, ka mbetur peng i interesave financiare dhe i lobingjeve personale dhe vetjake të një grushti pushtetarësh dhe një grushti tjetër njerëzish të lidhur me ta. Jo vetëm kaq, por ky grup pune ka marrë për detyrë që të hartojë edhe një dokument i cili do të provojë bazën e një bashkëpunimi të ri me Bashkimin Europian dhe  donatorët e tjerë. Siç e keni vënë re dhe ju nga konferenca e donatorëve deri më sot lëvrimi i fondeve ka qenë pothuajse inekzistent, arsyeja për këtë është fare e thjeshtë, nuk kalojnë muaj pa u botuar raportet ndërkombëtare që e cilësojnë qeverinë e Edi Ramës më të korruptuarën në botë.

Dhe ju e dini, s’ka njeri që nuk e di që çdo qeveri që është donatore është po kështu dhe përgjegjëse sepse paratë  i ka të taksapaguesve të vetë dhe në vendet e Bashkimit Europian, në shtetet e Bashkuara të Amerikës në të gjitha vendet e zhvilluara ka rregulla shumë të qarta që i ndalojnë qeveritë të disbursojnë fonde në vende apo drejt qeverive të cilat janë shënuar të pa besueshme për shkak të rekordeve të korrupsionit. Pra thënë me dy fjalë korrupsioni i kësaj qeverie po i ndëshkon durrsakët dhe zonat e  goditura nga tërmeti dyfishë. Në bisedat e mia me zyrtarët e lartë të perëndimit nuk më është dashur të futem thellë sepse i kanë ditur vetë  shembujt se si janë grabitur për shembull tokat e shkollave për të bërë pallate apo se si janë zhvendosur pronarët e banesave të shkatërruara drejt zonave pa vlerë në mënyrë që trualli ku qëndronte më parë pallati i tyre të grabitej dhe të përdorej për interesa korruptive madje edhe për pastrim parash në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Pra drama që kemi përjetuar këto 8 vite me rastin e rindërtimit është dyfishuar, ndaj grupi i punës që kemi ngritur ka dy detyra kryesore. Të bëjë gati planet dhe punën e tyre me qëllim përshpejtimin e procesit të rindërtimit, i cili ka mbetur në vend siç ka mbetur gjithë Shqipëria. Dhe së dyti garantimet që fondet që janë zotuar se do ti japin Shqipërisë të lëvrohen dhe këto nuk do të lëvrohen pa ardhur ndryshimi. Nuk do të ketë ndryshim në Shqipëri dhe nuk do të ketë asnjë fije ndryshim në procesin e rindërtimit, pa u larguar kjo qeveri dhe ky kryeministër. Kështu që thirrja që kam për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti është që ashtu siç nuk janë gënjyer nga shfaqjet e bezdisshme dhe të turpshme dhe të paligjshme që po mundohet të na e shesë si sukses dhe si fushatë, kryeministri në ikje. Ashtu të mos gënjehen në këto ditë që kanë mbetur.” tha Basha ndër të tjera.

“Me 25 prill garancia që procesi i rindërtimit të ecë me shpejtësi në të gjitha aspektet, qoftë në shtëpitë individuale, në qytet apo në fshat, qoftë në pallatet e banimit në ndërtesat e mëdha në qytete, garancia e vetme është ndryshimi, është të votojmë për ndryshimin dhe ti hapim rrugë një ekipi ekspertësh dhe jo një ekipi hajdutësh. Edhe abuzimet e bëra deri tani të jeni të sigurt që do të referohen dhe do të ndiqen me përparësi, brenda tagrit të ekzekutivit të nesërm, brenda tagrit të parlamentit të nesërm. Parlamentarët tanë nga Durrësi, parlamentarët tuaj në parlament që në këtë moment që janë kandidatë, më kanë kërkuar dhe kanë nisur formulimin për të hedhur hapat që janë në tagrin e parlamentarëve për të hetuar në nivel parlamentar por edhe në nivel penal të gjitha abuzimet që janë bërë deri më sot me rindërtimin.” – tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME