Categories Politike

Basha dhe aleatët e PD takim me Soreca-n dhe ambasadorët e vendeve të BE

Një ditë pas protestës madhështore të zhvilluar dje në Bulervardin kryesor të Tiranës për shembjen e Teatrit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët do të zhvillojnë një takim me ambasadorët e vendeve të BE përfshi edhe Luigi Soreca-n. Gjithashtu, ky takim vjen pas mospjesëmarrjes së djeshme të opozitës në tryezën për Reformën Zgjedhore që është pagëzuar dhe me emrin Këshillit Politik. Reforma Zgjedhore është 1 nga 15 kushtet nga BE dhe i vetmi kusht ku opozita ka rol të drejtpërdrejtë ndërkohë që Soreca ka inkurajuar vazhdimisht palët për dialog dhe pjesëmarrje. Por ndërkohë prej të dielës situata në vend është tensionuar me shembjen e Teatrit teksa pas këtij vendimi Basha ka paralajmëruar rikthim në protesta, rezistencë mbarëkombëtare si dhe mbështetje të plotë ndaj protestave të Teatrit të cilat nisën nga dje dhe do të vijojnë nesër e në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME