Categories Lajme, Politike

Basha flet për përgjime të reja: Dosja 339 fsheh emra të rëndësishëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët theksoi se Rilindja në bashkëpunim strategjik me krimin e oraginizuar është shtrirë në të gjithë vendin për të manipuluar zgjedhjet dhe për të mbajtur pushtetin.

“Ngjarjet e fundit dëshmojnë se nuk është rastësore, por e shtrirë në gjithë vendin dhe ka kapur kupolën e Rilindjes bashkëpunimi strategjik me krimin e organizuar për rekrutimin për të manipuluar zgjedhjet, mbajtur dhe marrë pushtetin. Në vend të shtabeve elektorale, Rilindja krijoi shtabe kriminale për blerjen e votës. Sot kundërshtari ynë politik, PS është e kapur nga krimi. Nuk ka drejtues të mos ketë bashkëpunuar apo të mos jetë eksponent, nga Balla, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Ulsi Manja e me radhë.” – u shpreh Basha.

Më tej Basha theksoi se Rama ka ndalur së qevrisuri vendin dhe se pushtetin e përdor për të mbrojtur lidhjet e tij me krimin.

“Rama ka ndalur së qeverisuri vendin, pushtetin e përdor për të mbrojtur lidhjet e tij me krimin. Qeveria është kosto për shqiptarët dhe burim rrezik që do sjellë të këqija për vendin. Detyra kryesore e PD, medias, qytetarëve është të vazhdojmë përpjekjet kundër krimit. Fatmir Xhafa nuk duhet të shpëtojë se dha dorëheqjen, duhet të hetohet për manipulimin  dëshmitarit të rremë duke përfshirë drejtësinë dhe prokurorinë, bashkë me të Ardi Veliu dhe gjithë të përfshirët në këtë krim, dhe Balla që ishte garanti i këtij operacioni, sipas tablateve të përgjimit nga prokuroria.“- tha Basha.

Basha gjithashtu u ndal dhe tek arrestimet dhe ngjarjet e fundit, ku theksoi se grupi hetimor propozoi arrestimin e Dakos, por prokuroria nuk e ekzekutoi.

Ai tha se “as Dako, as Roshi, as Gent Daja dhe as eksponentët e tjerë të dosjes 339 nuk hetohen në liri. Përgjimet që janë bërë publike janë vetëm maja e ajsbergut. Dako ka bashkëpunuar direkt me krimin për pushtet dhe para.

Arrestimi i Dakos sipas propozimit të grupit të hetimit është hap i paevitueshëm që faktohet para shqiptarëve.  As Dako, as Roshi, as Gent Daja dhe as eksponentët e tjerë të dosjes 339 nuk hetohen në liri. Përgjimet që janë bërë publike janë vetëm maja e ajsbergut. Dako ka bashkëpunuar direkt me krimin për pushtet dhe para. Balla duhet te merret urgjent i pandehur dhe te hetohet për të gjitha çështjet. Nga bashkëpunimi me Edmond Begon, që ka çuar në thyerjen e  një sërë ligjesh, te Toyota Yaris, te Xhisiela, bashkëpunimi me bandat e Elbasanit.

Saimir Tahiri duhet hetuar në thellësi, të heqin dorë nga skenari të hetohet për krime të lehta dhe jo trafikun e drogës, ai është eksponent direkt i trafikut të drogës. Këto janë prioritete absolutë dhe padyshim në këtë rrafsh PD dhe unë do të vazhdojmë betejën deri në largimin e Ramës.

Pa dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe pa ndarje e politikës nga krimi në vend nuk do të ketë asnjë sekondë, asnjë ditë, për proces normal politik, ky ka marrë fund kur Rama vendosi të bashkëpunojë me krimin për të ardhur në pushtet.”- tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME