Categories Lajme

Basha mbi peshkarexhë në Vlorë: Do lehtësojmë peshkatarët nga çdo burokraci

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa ishte sot në Vlorë është takuar me një grup peshkatarësh. Basha hipur mbi një peshkarexhë dëgjoi shqetësimet e peshkatarëve, të cilët ndër të tjera u ankuan për kushtet në të cilat punojnë.

“S’ka asnjë dritë. Nuk ka ujë. Që të vish në punë duhet të marrësh ujë me vete. Cdo fillim viti taksa duhet paguar një më një, se nuk del dot në det”, i tha një prej peshkatarëve Bashës.

Kryedemokrati u zotua se me qeverisjen pas 25 prillit do të ofrojnë mbështetje për sektorin e peshkimit. Basha tha se me planin e tyre ekonomik do të subvencionojnë mjetet e peshkimit.

“Ju e dini që vendet evropiane bëjnë luftë për peshkatarët e  tyre. E dinë fare mirë që kjo është një pasuri e madhe kombëtare dhe e dinë mirë që është punë e vështirë. Për ne janë pjesë e programit të ushqimit dhe bujqësisë. Siç kemi futur subvencione për buqit kemi futur edhe për peshkimin. Në këto tetë vite peshkimi u është dorëzuar dy klientëve afër qeverisë. Kanë monopolizuar detin.

Greqia doli nga kriza me turizmin dhe peshkimin. Ne e kemi lënë peshkimin si në mesjetë. Nuk ka subvencione për rrjetat. Në programin tonë siç do të subvencionojmë imputet bujqësore do të subvencioneve të mjeteve të peshkimit. Do ju lehtësojmë nga çdo burokraci. Do të keni grante nga qeveria e ardshme për të përmirësuar flotën e peshkimit. Do të jeni [jesh e planit të rimëkëmbjes”, u shpreh Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME