Në një intervistë në studion e emisionit “Opinion”, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur edhe një herë per mbylljen e biznesit te fasonerive në situatën e pandemisë. Sipas Bashës fatura e këtij vendimi do të ishte 15 milionë euro, por do të shmangte burimin e infektimin dhe ndërprerjen e zinxhirit të sëmundjes.
“U merr 12 milionë euro në muaj fasonëve dhe tani që kanë nevojë? 15 milionë euro ishte fatura. Do të shmangte edhe burimin e infektimeve edhe zinxhirin. Pandemia njësoj si tërmeti treguan atë që dinim prej kohësh, kemi qeveri të paaftë dhe që vendos interesat e oligarkëve përballë atyre të shqiptarëve. Vetëm pagesa e inceneratorëve këtë vit do të mjaftonte që punonjësit e fasonerive të mos ekspozoheshin ndaj një rreziku të tillë. Tender për ushqim qensh kishin bërë. Kush i hëngri paratë e ushqimit të qenve? Qeveritarët. Pse e vonoi gjendjen e jashtëzakonshme? Kjo vërtet i i jep lirinë për kufizime ndaj qytetarëve, por edhe detyrimin për t’i dëmshpërblyer për këto kufizime. Kjo është e vetmja qeveri që i përdor masat për të bërë lojëra me shqiptarët”, tha Basha.