Categories Lajme

Basha me banorët në Bubq dhe Rranxë të Krujës: Duhet të vlerësohen dëmet! Gjithçka për t’ju ndihmuar

Fshatrat Borizanë, Bubq dhe Rrënxë e Krujës, janë të prekura nga tërmeti, ku qindra shtëpi janë dëmtuar dhe mijëra banorë, mes tyre fëmijë të mitur dhe të moshuar të sëmurë, qëndrojnë prej më shumë se një jave jashtë në të ftohtë. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte sot me banorët e këtyre fshatrave sipas të cilëve askush nga shteti ose bashkia nuk ka shkuar për të vlerësuar dëmet apo për t’u ardhur në ndihmë me ushqime, ngrohje, veshmbathje për fëmijët dhe të moshuarit e sëmurë.

Një banor i dëmtuar thotë se kryetari i PD Lulzim Basha është i pari që i ka vizituar që pas fatkeqësisë që u ka ndodhur një javë më parë. “Kanë ardhur punonjës të Bashkisë dhe jo specialistë”, thonë ata, duke shkaktuar se shtëpitë e tyre u dëmtuan që në 21 shtator. Një kryefamiljar rrëfeu se me tërmetin e 21 shtatorit, shtëpia e tij u dëmtua. Pas asaj ngjarje, ai shtoi trarë mbrojtës dhe familja e tij dy muaj më vonë, në tërmetin shkatërrues të 26 nentorit nuk pati dëme në njerëz. Kryetari Basha bëri thirrje që inxhinierë të specializuar duhet menjëherë të vlerësojnë gjendjen në Borizanë dhe jo punëtorë të bashkisë dhe të jepet zgjidhje për familjet.

“Gjëja e parë që duhet është të vlerësohet dëmi dhe të jepet zgjidhje. Në bazë të dëmit të ndahen paratë për rindërtim. Kemi ardhur për të ndihmuar me ç’të mundemi. Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Do të ngremë zërin që shteti të ndërhyjë”, tha Basha. Në Bubq dhe Rrënxë të Krujës kryesisht shtëpitë e ndërtuara me gurë dhe baltë janë krejtësisht të pabanueshme. Zona përtej varfërisë vuan tani edhe mungesën e një strehe të sigurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME