Categories Politike

Basha me biznese dhe qytetarë në Kombinat: Nuk premtoj mrekulli, por qeveri normale

Kryedemokrati Lulzim Basha në bashkëbisedimin e tij me qytetarët e Kombinatit në Tiranë është shprehur se qeveria e re do të ketë një plan të mirë hartuar për të gjithë. Qytetarët i kërkojnë Bashës që shtëpitë dhe banesat e tyre të ndërtohen në truallin e tyre. Ndërkohë kreu i opozitës ka deklaruar dhe i ka siguruar qytetarët se pronat e tyre do i marrin aty ku i kanë pasur. Gjithashtu ai ka akuzuar qeverinë, duke thënë se po e përdor rindërtimin për të vjedhur.

“Rama riktheu në kabinet një hajdut me çizme dhe e bëri ministër rindërtimi. Rindërtimin e kanë parë si mundësi që të vjedhin qytetarët. Shqiptarët punojnë për një grup njerëzish. Përtej koalicionit jemi bashkuar gjithë shqiptarët.

Më 25 prill ju do bëheni bashkë që këtë plan ta bëjmë realitet, për tu nxjerrë nga ky mjerim ku jeni futur për 8 vjet. Procesi i rindërtimit sipas asaj që u takon ju. Banesat dhe pronat aty ku i kemi pasur. Skema që iu lëvizin është për të vjedhur prona. Çoi 300 mijë e kusurë shqiptarë në azil. E dini 8 vite me rradhë sa keq ka qenë Shqipëria. Nuk premtoj mrekulli, Shqipërisë i duhet një qeveri normale”, tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME