Categories Lajme

Basha në Manzë: Asnjë qindarkë nga paratë publike apo fondet e BE-së nuk ka ardhur për rindërtimin

Lulzim Basha ishte sot në një banesë të dëmtuar nga tërmeti, familja e së cilës jeton në çadër në fshatin Kameras, njësia administrative Manzë. Basha tha se “dhjetra familje në Manzë dhe në zonat e tjera të goditura nga tërmeti, jetojnë ende në çadra dhe në kushte shumë të vështira”.

“Këta banorë kanë rreth 10 muaj pa një çati mbi kokë për veten dhe fëmijët e tyre. Qeveria gënjeu kur ju premtoi se do t’i strehonte dhe sistemonte familjet, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti. Sot në Manzë takova të moshuar të pastrehë, prindër pa shtëpi, që jetojnë në çadër, të braktisur nga qeveria. Asnjë qindarkë nga paratë publike të shtetit apo nga fondet e dhëna nga BE nuk ka ardhur këtu”, tha Basha.

Ai theksoi se “nën vapën e padurueshme, nën shirat e vazhdueshëm dhe në kulmin e pandemisë, ata përpiqen të mbijetojnë”. “Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme që punon për ta. Askush në Shqipëri nuk duhet të jetojë në çadra apo të llogarisë bukën e gojës. Vëmendja jonë kryesore do të jenë qytetarët, hallet dhe shqetësimet e tyre të përditshme. Kjo është detyra e çdo qeverie normale, dhe shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri serioze, që vë në plan të parë shëndetin dhe mirëqenien e tyre”, tha Basha. ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME