Categories Kulture, Lajme

Basha nënshkruan marrëveshjen me artistët

Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë kreu demokrat Lulzim Basha ishte sot tek godina e teatrit Kombëtar për të nënshkruar marrëveshjen me artistët. Sipas Bashës se kjo marrëveshje do të vihet në jetë sapo PD të vijë në pushtet.

“Së bashku ndërmarrim këtë akt besimi dhe përkushtimi për të mbështetur me të gjitha format ligjore, politike, diplomatike dhe aksioni qytetar ashtu si kemi bërë deri më sot. Nënshkrimi i kësaj kontrate besimi mes opozitës së sotme është akti i parë që ne ndërmarrim për mbrojtjen e interesit publik, për futjen e vendit në shina, të ndëshkimit të politikanëve të korruptuar dhe të politikave të zhvillimit ekonomik. Është domethënëse që këtë akt e nënshkruajmë me një grup i cili këmbëngul për të mbrojtur jo një interes privat por një kauzë. Dua të falenderoj për besimin e dhënë dhe t’i siguroj për vendosmërinë. Do gjurmojmë çdo qindarkë të marrë nga populli dhe do ia kthejmë pronarit ligjetim. Mesazhi i 30 qershorit është mesazh për një ndryshim të vërtetë. Shkelja e kësaj kontrate na ngarkon me përgjegjësi para publikut dhe votuesit shqiptar. Siç e tregoi dhe 30 qershori, drita në fund të tuneli po shkëlqen fort”, tha Basha

Çfarë përmban kontrata e firmosur sot

“1-Lidhur me Teatrin, aleanca shpreh gatishmërinë për të mbrojtur atë. PD dhe opozita angazhohen për mbrojtjen e tij duke përfshirë ndërmarrjen e çdo aksioni të mundshme. Brenda një muaji zonën ku përfshihet edhe teatri kombëtar do t’i rikthehet statusi monument kulture. Ai do t’i nënshtrohet restaurimit sipas ekspertëve të kulturës. Brenda një muaji nga marrja e qeverisjes PD do të shfuqizojë ligjin për shembjen e teatrit. PD do të ndërmarrë masat për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe penale të gjithë ata që janë përfshirë në çështjen e teatrit.

2-Lidhur me masat për të garantuar rendin publik, kur PD të vijë në pushtet do të garantojë që çdo investim do t’i kthehet publikut nëpërmjet konfiskimit. PD do ndërmarrë çdo veprim ligjor të mundshëm që çdo subjekt privat që ka punuar për dëmtimin e pronës publike do detyrohet të paguajë dëmshpërblimin.

PD angazhohet të nisë një reformë ligjore për rritjen e gjithë përfshirjes së vendimmarrjes në çështjet me interes publik. Diskutimi mbi këto çështje duhet të bëhen në mënyrë transparente.

Brenda një viti nga ardhja në pushtet e opozitës do nisë decentralizimi i inistitucioneve kulturore. Reformimi i kuadrit ligjor për statusin e artistit. Për këtë qëllim palët janë mirëkuptuar për të punuar së bashku. Ato angazhohen të konsultohen me njëra tjetrën”, thuhet ndër të tjera në marrëveshje.

Ndërsa regjisori Edmond Budina e quajti kontratën simbolike e teksa u shpreh se ajo duhet të materializohet kur PD të vijë në pushtet.

“Kontrata duhet të materializohet kur PD të vijë në pushtet. Kjo është simbolike. E firmos kryetari i PD me popullin”, tha Budina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME