Categories Lajme

Basha: Nuk i pranojmë ndryshimet kushtetuese/ Rama zgjodhi interesat personale

Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë të qartë se Opozita e Bashkuar nuk do të pranojë ndryshimet e njëanshme kushtetuese. Basha thotë se ato nuk janë të detyrueshme si dhe nuk e ndalin dot ndryshimin apo rotacionin politik. Lideri demokrat theksoi se tashmë nuk ka kthim pas dhe se me këtë akt të sotëm Rama prishi dy marrëveshjet e mëparshme të arritura me konsensus, por koalicioni opozitar nuk tjetërsohet.

”Edi Rama e di që koha e tij po mbaron. Ka humbur besimin e shqiparëve. I ka mbetur të manipulojë sistemin.
Ndryshimet e njëanshme në shkelje të marrëveshjeve janë të papranueshme. Jo të detyrueshme. Nuk e ndal ndryshimin. Ai tregoi fytyrën e autokratit nga ndëshkimi që e pret. S’kanë për të ndaluar rotacionin politik. Koalicioni ynë është me njerëzit, me shqiptarët. Bashkë të bëjmë ndryshimin. Do kujdesemi për vendin tonë që të marrë frymë lirisht. Atyre që na kërcënojnë do u tregojmë se nuk ka më kthim pas. Do vijojmë betejën për të mbrojtur demokracinë, votën dhe për të fituar zgjedhjet. Askush s’e ndal dot koalicionin mbarëpopullor. Fuqia jonë është tek vota. Ky vullnet nuk zhbëhet dot nga maskarada. Do e sjellë ndryshimin sado të përpiqen të ndryshojnë sistemin, Koalicioni nuk tjetërsohet. Ditën e zgjedhjeve vendos vullneti i popullit.”- tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME