Categories Lajme

Basha nxori të dhënat nga morgu, mjekët bëhen rresht, Najada Çomo lexon fjalimin: Jemi të habitur

Një pjesë e mjekëve të spitalit Infektiv, kanë dalë në rresht në një deklaratë publike, ku kanë mohuar akuzat e Lulzim Bashës, se është fshehur numri i vdêkjeve Covid në vendin tonë. Teksa lexon fjalë për fjalë deklaratën e shkruarm shefja e Infektivit Najada Çomo, shprehet se askush nuk mund të bëjë politikë me një çështje kaq të ndjeshme. Edhe pse në asnjë rast kreu i PD nuk akuzopi mjekët, Çomo për habinë e të gjithëve, merret me shifrat, të cilat në fakt kanë komnpetencë menaxheriale e QSUT-së dhe MSH-së.

“Shprehim publikisht habinë për deklaratën e Bashës dje në një emision televiziv. Goditje e akuza të përpjekjeve tona gjithë këto muaj. Përballë akuzash të tilla e shohim të domosdoshme të informojmë publikun se, nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdêkje nga covid, është praktikisht e pamundur.

Kjo pasi çdo pacient që ndërron jetë përcillet për në morg bashkë me kartelën shoqëruese që përmban dhe arsyen e vdêkjes , e cila është firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale dhe ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit. Shkaku i vdêkjes nuk vendoset nga politikanët, por bëhet nga mjeku. Në rast se kjo akuzë përsëritet ne do të ftojmë organet kompetente që të bëjnë hetimet e duhura”, thotë mjekja Najada Çomo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME