Categories Lajme

Basha përdor krerët e degëve/ “Deputetët që të kërkojnë dorëheqje të lënë mandatin”

Pas mbledhje së një dite më parë të Grupit Parlamentar ku për 6 orë me radhë kryetarit të Partisë Demokratike iu kërkua që të largohet nga drejtimi, Lulzim Basha ka thirrur edhe një herë në ndihmë krerët e degëve në rrethe. Pjesa më e madhe e tyre janë të emëruar ose komanduar nga vetë Basha ndaj ata kanë mbajtur në mbledhje sërish një qëndrim kundër deputetëve.

“Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm. Nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashës të vënë edhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë s’e ka fituar vetë mandatin, jemi edhe ne aksionarë të mandateve të tyre” – mësohet të ketë thënë kreu i degës nr 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi.

Ndërsa kreu i degës së Mallaksatrës, Agron Kapllanaj është shprehur se vendimi i 9 shtatorit për përjashtimin e Sali Berishës nuk mund të ndryshojë.

“Rruga më e thjeshtë është të hapim garë në PD. Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratët? Jo. Ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahet më shumë” – ka thënë Kapllanaj.

Kujtojmë se ky i fundit kishte vënë bast karrierën politike se Berisha nuk do merrte Shkodrën, por pas daljes së rezultateve nuk e mbajti fjalën.

Ndërsa më i flakti në mbrojtje të Bashës në mbledhje ka qenë, Ilir Koçia, Kreu i Partisë Demokratike në Kuçovë që ka qenë kategorik se Basha nuk mund të largohet në këtë situatë.

“Si të ikë Lulzim Basha dhe ta lërë PD-në në ciklonin e përplasjeve me Sali Berishën? Nuk jam dakord. Ne na duhet zgjidhja. Kryetari e ka bere te qarte se është i gatshëm për çfarëdo lloj zgjidhjeje” – ka thënë Koçia. /LAPSI.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME