Categories Lajme

Zjarr i madh në Berat, digjen dhjetëra hektarë me pisha

Një zjarr i madh ka rënë mesditën e sotme në pyllin me pisha të egra si dhe shkurre e bimë të ndryshme medicinale, në rrëzë të malit të Tomorit, në ish-komunën e Rroshnikut.

Kanë qenë banorët e zonës, ata që pasi kanë parë flakët kanë njoftuar Repartin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët janë nisur me shpejtësi drejt zonës ku është shfaqur zjarri. Vendi ku është shfaqur zjarri është dy orë larg nga rruga ku mund të kalojnë mjetet dhe terreni është shumë i vështirë.

Kjo ka bërë që zjarrëfikësit të detyrohen të ecin në këmbë dhe të luftojnë me flakët vetëm me mjete rrethanore dhe me pompat e shpinës. Zjarri ka marrë përshpejtime të mëdha duke shkrumbuar dhjetëra ha dru pishe të egra si dhe sipërfaqe me shkurre apo kullota.

Edhe në këto momente po vijon puna për vënien nën kontroll të zjarrit, por era e fortë dhe terreni i vështirë janë duke favorizuar flakët e zjarrit që duke se po përparojnë përgjatë zonës së Tomorrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME