“Të mbahen zgjedhje të parakohshme, po përgatisim ofertën tonë”Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bën thirrje Qeverisë dhe Partisë Socialiste që të reflektojë, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.Pas takimit që pati me raportuesit e Këshillit Europian, Basha tha për gazetarët se u diskutua për situatën politike, ndërsa akuzon Kryeministrin Edi Rama se nuk ka vullnet për të zgjidhur krizën në vend.“Mbajtje sa më parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në Shqipëri janë përvijuar dy qëndrime. E para e shumicës që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më. Dhe qëndrimi i një pakice absolute që nuk do ndryshim. Dështimet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie i paguajnë shqiptarët. Dështimin me ekonominë e paguajnë shqiptarët. Është koha për të marrë vendimet e duhura për vendin. Nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu.
Kemi një qeverie me një Kryeministër që nk ka më asnjë ide, asnjë vullnet për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë dhe që është kapur me thonj pas pushtetit. Nuk është kurrë vonë për të reflektuar, prandaj dhe thirrja ime ndaj Partisë Socialiste është të reflektojë sa nuk është vonë. Por natyrisht kjo nuk është një situatë që mund të vazhdojë pafund. Ndërkohë që ne përgatisim ofertën tonë për të xnjerrë vendin nga kjo krizë, të jeni të sigurtë që edhe durimit të njerëzve u vjen fundi. Ka ardhur koha të ndërtojmë një demokraci ku çdo shqiptar ndihet aksionar i përfshirë në demokraci. Kjo rrugë është rruga e zgjedhjeve të parakohshhme, Parlamentit legjitim dhe institucioneve që e zbatojnë ligjin për të gjithë”, tha kryedemokrati Lulzim Basha. /tvklan.al