Categories Lajme

Basha: PS të reflektojë, kjo situatë nuk mund të vazhdojë

“Të mbahen zgjedhje të parakohshme, po përgatisim ofertën tonë”Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bën thirrje Qeverisë dhe Partisë Socialiste që të reflektojë, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.Pas takimit që pati me raportuesit e Këshillit Europian, Basha tha për gazetarët se u diskutua për situatën politike, ndërsa akuzon Kryeministrin Edi Rama se nuk ka vullnet për të zgjidhur krizën në vend.“Mbajtje sa më parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në Shqipëri janë përvijuar dy qëndrime. E para e shumicës që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më. Dhe qëndrimi i një pakice absolute që nuk do ndryshim. Dështimet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie i paguajnë shqiptarët. Dështimin me ekonominë e paguajnë shqiptarët. Është koha për të marrë vendimet e duhura për vendin. Nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu.

Kemi një qeverie me një Kryeministër që nk ka më asnjë ide, asnjë vullnet për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë dhe që është kapur me thonj pas pushtetit. Nuk është kurrë vonë për të reflektuar, prandaj dhe thirrja ime ndaj Partisë Socialiste është të reflektojë sa nuk është vonë. Por natyrisht kjo nuk është një situatë që mund të vazhdojë pafund. Ndërkohë që ne përgatisim ofertën tonë për të xnjerrë vendin nga kjo krizë, të jeni të sigurtë që edhe durimit të njerëzve u vjen fundi. Ka ardhur koha të ndërtojmë një demokraci ku çdo shqiptar ndihet aksionar i përfshirë në demokraci. Kjo rrugë është rruga e zgjedhjeve të parakohshhme, Parlamentit legjitim dhe institucioneve që e zbatojnë ligjin për të gjithë”, tha kryedemokrati Lulzim Basha. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME