Categories Lajme

Basha: Qeveria nuk dëgjon zërin e opozitë për planin me 5 pika

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për mediet deklaroi se qeveria nuk po dëgjon zërin e opozitës për planin me 5 pika. Ai tha se fillon java e tretë e publikimit të planit tonë me 5 pika, kundër krizës ekonomike dhe hapave kundër valës së dytë të infektimeve nga COVID. “Dy javë me radhë, unë, ekspertët dhe ju media, përmes gazetarëve që raportojnë, e keni bërë këtë plan të ditur dhe e keni shprehur se çfarë propozon PD dhe opozita. Ne kemi denoncuar gjendjen që sa vjen e rëndohet të shëndetësisë, të mjekëve dhe infermierëve, rritjen e pacientëve të të infektuarve e COVID-19, ndërkohë që i vetmi që i bën bisht përgjegjësisë është njeriu që ka ne dorë që të ndihmojë njerëzit në nevojë, pacientët, shqiptarët”, tha Basha.

Basha shton se “nuk ka më asnjë minute kohë për të pritur. Vendi është futur në qorrsokak drejt greminës. Duhet të marrim masa si vendet e rajonit. Mjaftojnë masat që kanë marrë vendet e rajonit për të gjykuar nëse Shqipëria po bën atë që duhet testime në ditë është minimumi që duhet të bëjë kjo qeveri. Kjo është plotësisht e mundur. T’u tregosh qytetarëve se ku ta vënë dhe ku ta heqin maskën është të lash duart nga shëndeti i tyre. Është premtuar me zë dhe figura paketa e tretë e ndihmës që në qershor, përballeni me premtimin e tij të pambajtur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet agjenda/ Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027

Ditën e sotme në Bruksel do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare, ku do të diskutohet edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit/ Sekuestrohen telefona, alkool dhe drogë, 35 efektivë nën hetim

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (AMSEVP), në varësi të Ministrisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas, përplasen 2 makina, një person i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas. Bëhet me dije se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu kryeinspektori i IMT-së së Himarës

Kryeinspektori i IMT së Himarës, Dorian Hoxha është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëmat e “Titit’/ U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

Emri i Alesio Xhelo i ashtuquajtur ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa…

LEXO ME SHUME