Categories Lajme

Basha: Qeveria të zbatojë 15 kushtet për integrimin evropian

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpërndau një postim të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për prioritetet kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor: sundim i ligjit, vlera demokratike, luftë kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit. Duke shprehur mirënjohjen për ndihmën e Bashkimit Europian kundër COVID 2019 dhe për solidaritetin për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë, Basha theksoi rëndësinë që kanë për vendin zbatimi i prioriteteve kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë Samitit të EPP në Zagreb rikonfirmova angazhimin e PD për procesin jetik të integrimit europian dhe udhërrëfyesit rë qartë prej 15 kushtesh. E ardhmja jonë europiane varet nga zbatimi i këtyre kushteve”, u shpreh kreu i opozitës. Sipas Bashës, qëllimi kryesor i PD dhe i opozitës në Shqipëri janë zgjedhjet e lira e të ndershme, të pandikuara nga korrupsioni dhe krimi i organizuar me mbështetjen e qeverisë aktuale. Ai shtoi se për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së medias foli dje pas Samitit të Zagrebit edhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel. “Bashkimi Europian theksoi persepektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por për nisjen e negociatave me Shqipërinë nuk ka caktuar asnjë datë, derisa Shqipëria të ketë përmbushur 15 kushtet e përmendura nga kreu i opozitës, përfshirë zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, dënimin e krimeve zgjedhore në çdo nivel të qverisjes, ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive.”VIZION FOKUS

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Trafikonte heroinë me taksi, arrestohet 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për posedim dhe shpërndarje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, plagoset motorristi

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në rrugën e Plazhit të Vjetër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, vetura me shpejtësi merr përpara zetorin bujqësor! 3 të plagosur në spital

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 7 prill/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe shitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përndiqte 42-vjeçaren, arrestohet një person në Borsh. Nis hetimi edhe për bashkëshortin e saj

Një 42-vjeçare është përndjekur nga një person në Borsh, tashmë i arrestuar nga policia. Pas…

LEXO ME SHUME