Categories Lajme

Trafikonte heroinë me taksi, arrestohet 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në zonën e Atikës.

Arrestimi u bë mbrëmjen e së hënës, më 6 prill, në një zonë të Pireut, pas një operacioni të mirëorganizuar nga njësitë speciale të policisë, të njohura si “FBI grek”.

Sipas burimeve zyrtare, i riu u kap brenda një taksie, ku gjatë kontrollit iu gjetën më shumë se 3.2 kilogramë heroinë, si dhe rreth 500 gramë substancë që përdorej për përzierjen e saj, me qëllim hedhjen në treg.

Operacioni vijoi me kontrollin e banesës së tij, ku policia zbuloi edhe mbi 5.5 kilogramë heroinë të tjera, një presë hidraulike, peshore precize dhe pajisje të posaçme për përpunimin e drogës.

Në total, autoritetet sekuestruan 8,860 gramë heroinë, 420 gramë substancë me përbërje të panjohur, një presë hidraulike me kallëp metalik, dy peshore precize, një automjet, një taksi, 725 euro dhe dy telefona celularë. 34-vjeçari është shoqëruar në Prokurori, ku pritet të përballet me akuzat përkatëse.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME