Lulzim Basha iu përgjigj deklaratës së sotme të Edi Ramës për simbolin kombëtar, Shqiponjën.
Me një postim në Twitter, Basha shkruan se ‘kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet’.
Rreth një orë më parë, Edi Rama në Twitter shau monumentin e ngritur në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:
Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet
Për Ramën çfarë nuk sjell pare në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazmë dhe nën sekuestro.
