Categories Lajme

Basha shfaqet optimist pas takimit me delegacionin e Venecias

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka cilësuar një takim të frytshëm takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Gjatë një prononcimi për mediat pas takimit, Basha pohoi se vendi është në kolaps total, pasi sipas tij të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara. Basha përsëriti kërkesën e opozitës për vendosjen e një qeverie teknike, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

“Takimi me ekspertët ishte i frytshëm. Shqipëria është në krizë kushtetuese dhe politike. Këto janë lëvizje të çoroditura të një pushteti. Po merren masa për kapjen e drejtësisë. Kjo ka çuar vendin në kolaps total. E drejta e qytetarëve është e kërcënuar. Republika e Shqipëria nuk është e qytetarëve, por e oligarkëve. Sot ata kanë kapur shtetin.

Zgjidhja që kërkojmë se kërkojmë për veten. Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugë një zgjidhje politike për shqiptarët. Nëse ata do të vazhdojnë të përdorin në mënyrë të paligjshme paratë e pista dhe të vendos interesat e pushtetit të vet dhe të oligarkëve kundër qytetarëve, atëherë opozita dhe qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqëria europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin”, tha Basha.

Në takim ndodhej edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi. Më tej ditën e sotme, pritet që delegacioni i Venecias të takohet me kreun e KED-së, Ardian Dvorani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U hodh nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 42-vjeçarja në Tiranë

Një 42-vjeçare nga Tirana dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lypësja e pasur nga Elbasani që dyshohet se organizoi vrasjen e burrit të saj

Ilir Osmani, një qytetar nga Elbasani, humbi jetën para disa ditësh në Pejë të Kosovës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vendosi eksploziv zyrës së noterisë, arrestohet 30-vjeçari nga Shkodra

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar banues në Shkodër, nën akuzën për shkatërrim prone…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

1 Maji, Sindikatat e Arsimit në protestë: Paga dhe kushte dinjitoze për mësuesit…

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1  Maj, Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Flakë në det” prangos tre persona të shpallur në kërkim, detaje

Vijon puna në kuadër të operacionit “Flakë në det” ku u arrestua ‘Baroni i drogës’…

LEXO ME SHUME