Partia Demokratike sot ka depozituar në Kuvend kërkesën për ndryshimin e kryetares së Komisionit të shëndetësisë Albana Vokshi dhe disa sekretarëve. Me ketë vendim Vokshi shkarkohet nga detyra e bashkëkryetares në Komisionin të Shëndetësisë, ndërsa sekretarët që pritet të shkarkohen janë gjithashtu mbështetës të ish kryeministruit Sali Berisha dhe që morën pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Kujtojmë që më parë Albana Vokshi është shkarkuar edhe nga pozicioni i kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Ky vendim vjen edhe pas përplasjes që u shënua ditën e djeshme në selinë e PD, ku Vokshi dhe Evi Kokalari u përplasën në PD me disa gra që mbështesnin Bashën.