Categories Politike

Basha takim me gratë në Burrel: Familja në qendër të programit tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar sot me gra të Burrelit për problemet që përballen sot në qytetin e tyre. Basha tha se planin i Partisë Demokratike parashikon përmirësimin e kushteve gratë dhe për rininë në veçanti. Trajnimet profesionale, paga të barabarta me burrat janë vetëm disa nga pikat që synojnë të kthejnë dinjitetin e munguar të gruas shqiptare.

“Në këto 8 vite janë bërë premtime pafund për çdo fushë të jetës e në veçanti për gruan shqiptare. Por në fakt realiteti është se papunësinë më të madhe e vuajnë gratë, se plagën e madhe të emigracionit që ka krijuar largimi i të rinjve e vuajnë nënat.

Fakti është se si në çdo fushë tjetër të jetës dështimet e këtyre 8 viteve në raport me të drejtat e grave, me mundësitë e grave për punësim, me pagat e barabarta nuk mund të fshihen pas fasadës. Jo më kot në programin tonë për qeverisjen e pas 25 Prillit gruaja zë një vend të veçantë dhe ne e kemi futur në program nën një titull mund të them i cili është i thjeshtë për t’u kujtuar “grua e fortë, Shqipëria e fortë””, tha Basha.

Basha tha se punësimi, pagat e mira janë qëllimi kryesorë i programit tonë, por nuk mjafton, ne do të subvencionojmë nga buxheti i shtetit 5 mijë çifte të reja çdo vit, pra, 20 mijë çifte në krye të 4 viteve do të kenë mundësinë të blejnë një banesë dhe ne do të subvencionojmë 100% interesat e kredisë, një skemë që e aplikojnë edhe vende perëndimore.

“Në qoftë se nuk e bëjmë këtë, atëherë Shqipëria do të vazhdojë të tkurret, ca nga emigracioni, e ca nga fakti që po bie në pikiatë lindshmëria. Shqiptarët po bëjnë më pak fëmijë se sa mbahet mend në 40 apo 50 vjet. Faktori i dytë është që edhe kur ke një vend pune, kosto e fëmijës është e papërballueshme. Ndaj, duke filluar nga muaji i parë i qeverisjes tonë, ne do të adoptojmë bonusin për fëmijët që është 30 mijë lekë të vjetra në muaj, nga momenti i lindjes deri në momentin që arrin 5 vjeç. Për fëmijët që fillojnë ciklin shkollor, po kështu do të ketë një ndihmë të veçantë. Tekstet shkollore do të jenë të paguara nga shteti dhe jo më këto rregulla të cilat faktikisht janë të pazbatueshme, por të paguara nga shteti dhe do t’i përkasin fëmijës.

Nuk ka nevojë të marrësh tekste të përdorura apo të ndëshkohesh sepse ke bërë një shënim tek libri. Por jo vetëm kaq, duke filluar që nga viti ynë i parë i qeverisjes me qëllim që brenda 2 viteve të para ta shtrijmë në të gjithë territorin e vendit, ne do të përdorim një skemë e cila do të mundësojë që gruaja shqiptare të lehtësohet në një nga vështirësitë apo ankthet kryesore që ka çdo nënë, ku e kam fëmijën pasi del nga shkolla.

Ne do të adoptojmë një orar të ri mësimorë, që do t’ia mundësojë familjeve që dëshirojnë që fëmijën ta mbajnë në shkollë deri në orën 4 pasdite dhe gjatë kësaj kohe, gjatë kësaj periudhe shtesë, fëmijës do t’i ofrohet një vakt i paguar, dreka pra, e paguar me paratë e buxhetit të shtetit që është një lehtësim i jashtëzakonshëm për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare, sikundër do të jepet mundësia që të mësojë një gjuhë të huaj, apo të bëjë detyrat e shtëpisë, apo të mësojë kompjuterin, apo të merret me diçka që ka lidhje me artin, me kulturën, një instrument muzikor ndoshta, apo sport. “, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME