Categories Lajme

Basha takon naftëtarët në grevë urie në Ballsh

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar pasditen e sotme naftëtarët të cilët tashmë prej ditësh janë në grevë urie, pasi nuk kanë marrë pagat e prapambetura.

Basha u bëri thirrje që të bëhen të fortë dhe të bëhen bashkë me të për ti dhënë fund vjedhjes së Edi Ramës. Basha shtoi se zgjidhjen e problemit të tyre do ta marrë përsipër shteti pas 25 prillit.

“Janë kompani guaskë që nuk u dihet pronari. Kemi dy zona në Shqipëri, këtu dhe në Bulqizë, që janë zonat më të varfra. Mund të jenë hera e 10-të gjatë këtyre viteve që diskutojmë. E gjitha kjo është një produkt aferash korruptive. Kush i ka blerë asetet? Kjo kompani ka pasur asete. Pse mbahen të fshehta fituesit në ankand. E treta, nuk kam asnjë mundësi sot t’u vij në ndihmë me vendimmarrje edhe disa muaj. Sot nuk është thjeshtë një detyrim kantrual por ligjor, ato para do t’u paguhen nga shteti. Pra shteti do të lajë pjesën e borxhit. Natyrisht, paguesit e atyre 8 milion dollarëve që ua ka borxh ju, por do ti nxjerrin ku t’i kenë. Nga vilat, llogaritë bankare, apo nga hundët nëse do të jetë nevoja. Zgjidhjen do ta marrë përsipër shteti pas 25 prillit.

Problem pa zgjidhje nuk ka dhe e dyta, të ushtrojmë presion që t’u thërrasin mendjes dhe një herë në 6 muaj ju gjej këtu në grevë. Kjo pamje këtu më trishton jashtë mase. Siç jeni shtrirë ju këtu, kanë shtrirë gjithë Shqipërinë. Nuk mban më! Vjedhin çdo gjë. Ky është një vend i pasur por i vjedhur. T’i japim fund kësaj vjedhje dhe të hapin një epokë të re. Për këtë që ju them sot, kam përgjegjësi për ta mbajtur. Ata që nuk kanë paguar këtë 8 milionë, kanë përfituar dhjetëra milionë euro nga puna juaj. Nuk ka një institucion që funksionon në këtë shtet.”- tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME