Categories Lajme

Basha tregon pse mungoi në mbledhjen e grupit me Berishën: Hoqa dorë nga kryetari por jo demokratët

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka shpjeguar për mediat se nuk ishte sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Basha: Sa herë ti shërbej grupit parlamentar të PD dhe jo kur i shërben presion të drejtpërdrejtë apo indirekt. Një nga arsyet e aktit tim ka qenë tejkalimi i interesave personale për ti dhënë mundësinë çdo forumi të PD dhe gjithë demokratëve që të kenë mundësinë lirishit të diskutojnë dhe vendosin dhe jo nën presion, jo ashtu si ndodhi sot. Vendosa të mos isha i pranishëm në një mbledhje që u paralajmërua që dje që kishte të gjitha gjasat të degradonte në një konfrontim dhe jo në një mbledhje të frytshme për të cilën ka nevojë grupi parlamentar dhe një frymë bashkimi rreth vlerave dhe jo përçarje.

Basha kujtoi se për bashkimin e PD ka dhënë edhe dorëheqjen nga posti i kryetarit por shtoi se nuk ka hequr dorë nga përgjegjësia e tij ndaj demokratëve.

Basha: Po punoj dhe do punoj për një PD të bashkuar rreth vlerave me të cilat është themeluar.Që të jetë alternativë për njerëzit. Të punojë për njerëzit dhe të tejkalojë interesat personale për të cilat kam marrë vendimin e dorëheqjen nga kryetari i PD por jo të heqë dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. PD duhet të kthehet në një alternativë dhe shpresë për njerëzit dhe unë do punoj ditë për ditë që PD të kthehet në alternativë për njerëzit, alternativë që nuk mund të jetë në kundërthënie me aleatët strategjikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME