Categories Lajme

Basha viziton çiftin: PD plan ekonomik për familjet e reja, përkrahje për të porsalindurit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar sot një çift të ri, të cilëve u ka shpjeguar planin ekonomik. Basha ka thënë se PD ka menduar për familjet e reja, teksa është ndalur te parashikimet për ndihmë ndaj fëmijëve deri në një moshë pjekurie.

Basha: Me planin tonë ekonomik ne i gjendemi pranë të rinjve, veçanërisht familjeve të reja nga fillimi deri në vazhdimësi. E para për çdo fëmijë të porsalindur do të jepet çdo muaj një përkrahje prej 30 mijë lekë të vjetra. Nuk është ndonjë shumë mrekulli, por është një shumë e mjaftueshme për të përballuar kostot shtesë që sjell një fëmijë i porsalindur deri në moshën 5 vjeç.

Nga njëra anë kjo ju mbështet ju si çifte të reja me koston shtesë që sjell një fëmijë, nga ana tjetër kjo ndihmon për të luftuar plakjen, sepse popullsia shqiptare po plaket për shkak të emigracionit dhe rënies së madhe të lindshmërive.

Me fillimin e shkollës plani ynë parashikon së pari tekste falas, pra iu heq një pjesë të madhe të kostos së fëmijë. Së dy parashikojmë që të nisim një sistem që me pas ta shtrijmë në të gjithë vendin, ku edhe pasi ta mbarojnë mësimin fëmijët të kenë mundësi të qëndrojnë për të bërë detyrat, për aktivitetet jashtëshkollore dhe të mbështeten me një drekë nga shteti.

Së treti, kur është faza e futjes në universitet apo në studimet profesionale, parashikojmë për të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, të mos paguajnë tarifat. Këto tarifa të paguhen nga buxheti i shtetit. Për familjet në nevojë ekonomike të ketë edhe mbështetje ekonomike për t’i mbështetur për t’u futur në jetë. Pra dora e shtetit të ndihet që në momentin që lind fëmija dhe deri në momentin që do të futet në jetë dhe të gjejë një vend pune.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME