Categories Lajme

Basha viziton qytetaren e sëmurë: E kam kaluar tre herë në familjen time këtë fatkeqësi

Lideri i opozitës Lulzim Basha vizitoi një qytetare e cila vuan nga ishemia. Basha tha se kjo është një fatkeqësi që ai e ka kaluar tre herë në rrethin e tij familjar duke kujtuar premtimin e Ramës për shëndetësi falas. Ai u shpreh se qeveria e Partisë Demokratike do të mundësojë kujdesin minimal në veçanti për moshën e tretë.

Pjesë nga biseda Lulzim Basha: Kjo qeveri ka pasur tetë vite kohë për të bërë punët, por ka bërë vetëm punët e veta jo për ju. Si je me shëndet Çfarë ka bashkëshortja

Qytetari: Ajo pasi doli në pension pati një problem natyror, ishemi Lulzim Basha: Sa kohë ka

Qytetari: Ka 6 vite Lulzim Basha: Ngrihet nga krevati:

Qytetari: Jo. Unë kam bërë të gjitha gjërat që i kanë thënë doktorët. Për 30 ditë do 600 mijë lekë. Kemi harxhuar 1 milionë lekë në muaj për 6 vite rresht. Dhe rezultati është ky. Tani kam arritur ta nxjerr në komision dhe komisioni thotë që nuk i takon. Dua një kujdestari.

Lulzim Basha: Më vjen shumë keq. Kjo është një fatkeqësi që unë e kam kaluar tre herë brenda rrethit tim familjar. Ky premtoi para 8 vitesh shëndetësi falas. Ne do të mundësojmë që në veçanti mosha e tretë të ketë kujdesin minimal. Do të ketë zgjidhje edhe për nusen edhe për ty. Kjo ka shpëtuar gjithë jetën, jetë njerëzish. Mos u mërzisni se do ndryshojnë gjërat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME