Categories Lajme

Basha voton për kreun e ri të PD

Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka votuar sot për kryetarin e ri të PD, ku në garë është edhe vetë përballë tre kandidatëve të tjerë, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Në fund të votimit në selinë qendrore në Tiranë, Basha falënderoi të gjithë demokratët, si dhe komisionerët, duke thënë se ky është një proces unik e me vlera. Sipas Bashës, me këto vlera ka nisur beteja e demokratëve për ndryshime dhe me to do të çojë deri në rrëzimin e regjimit.

“Së pari, dua të falënderoj mediat për mbulimin që po i bëjnë këtij procesi unik.

Dua të falënderoj gjithë demokratët në mbarë vendin, komisionerët. Këto janë vlerat tona, të demokracisë, të shprehjes së lirë, të konkurrencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë e shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në rrëzimin e regjimit”, tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME