Categories Lajme

Tiranë, Ndërtime pa leje, arrestohen dy pronarë lokalesh

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për ndërtime të paligjshme. Sipas policisë në pranga ka rënë 49-vjeçari A.O pasi në rrugën “Ymer Kurti” u konstatua duke ndërtuar pa leje në lokalin e tij.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi i 49-vjeçarit G.L pasi në fshatin Bastar Murriz , i cili po në lokalin e tij u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Njoftimi i policisë: Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje.

G oditen dy raste të ndërtimeve pa leje, vihen në p ranga 2 shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje në të gjithë Qarkun e Tiranës, janë go ditur 2 raste të ndërtimeve pa leje, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar dy shtetas konkretisht:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit A. O., 49 vjeç,pasi në rrugën “Ymer Kurti” në biznesin(lokal)në pronësi të tij, u konstatua duke ndërtuar të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit G. L., 49 vjeç, pasi në fshatin Bastar Murriz, në lokalin e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME