Categories Lajme

Basha zbulon ‘çudinë’ në familjen e tij: Bashkëshortja infektohet nga Covid, të tjerët…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një komunikimi që ka pasur me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku, ka thënë se bashkëshortja e tij e ka kaluar COVID-in. Basha është shprehur se përveç Aurelës, askush tjetër në familje nuk është infektuar nga Covid.

“Unë jam mirë, vajzat janë mirë. Bashkëshortja e ka kaluar. Prindërit janë mirë çfarë është më e rëndësishmja. Por e dimë që shumë njerëz po vuuajnë, edhe sot që po flasim shifrat ishin shumë të ;arta, dje po kështu. Jemi në një situatë shumë të vështirë. Të gjithë ata që na ndjekin të kujdesen për veten e tyre dhe sidomos për prindërit”, tha Basha. Sa i takon studentëve Basha tha se gjatë mandatit të tij do të ketë një anulim të ligjit aktual për arsimin e lartë, si dhe ulje të tarifave, apo zerim për disa kategori.

“Një bashkëbisedim krejt i veçantë me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku rreth arsimit, pandemisë, protestave dhe çështjeve me interes për rininë. Qeveria jonë do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë. Në ligjin e ri të arsimit, arsimi i lartë do ketë vëmendje maksimale, mbështetje financiare që asnjë i ri shqiptar mos të mbetet pa arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

Nga programi ynë për arsimim, veçova: 100% e tarifës së studimit e mbuluar nga shteti për studentët nga familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj; 50% e tarifës për studentët nga familje me të ardhura ndërmjet 640 mijë dhe 1,280 mijë lekë të vjetra në muaj”, shkruan Basha në postimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME