Categories Politike

Basha: Zgjedhje të parakohshme dhe parlamentare në një ditë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha vijon turin e takimeve me qytetarë dhe strukturat e Partisë Demokratike në rrethe. Gjatë takimit të sotëm me demokratët e Mirditës, duke biseduar mbi shqetësimet e tyre dhe për mënyrën sesi Partia Demokratike duhet t’i përgjigjet mesazhit për ndryshim të 30 Qershorit, Basha është shprehur se e vetmja politikë e kryeministrit Edi Rama është grabitja.

“Preokupimi i vetëm i Edi Ramës është si të grabisë, si të vjedhë. Është një hajdut psiqik, nuk është një i çmendur apo i marrë, është një hajdut psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara. E gjithë qeverisja e tij është vetëm për vjedhje e grabitje. Ai nuk ka asnjë politikë tjetër, prandaj ka vënë grabitjen dhe mbajtjen me dhunë të pushtetit në themel të vjedhjes dhe grabitjes së shqiptarëve’, tha Basha.

Kreu i opozitës vuri në dukje se 30 Qershori ishte një mesazh besimi për PD, besim që erdhi si rezultat i sakrificave dhe vendimeve të forta, përfshirë edhe djegien e mandateve.

‘Rruga jonë për ta kthyer refuzimin masiv të 30 qershorit nga një shumicë ‘Rama ik’ në një shumicë qeverisëse, kalon përmes kutisë së votimit. Për këtë askush nuk ka asnjë iluzion. Qëllimi i protestave ka qenë, është dhe mbetet të diktojë kushtet minimale për zgjedhje të lira e të ndershme’,u shpreh zoti Basha në takimin me demokratët e Mirditës, duke vënë në dukje se ky mbetet objektiv i pandryshueshëm për PD.

‘Objektivi ynë politik është i qartë: zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe një parlament legjitim të dalë nga vota e mirditorëve dhe vota e shqiptarëve, dhe jo të diktuara nga krimi dhe paraja e drogës. Zgjedhje të garantuara përmes një qeverie tranzitore, një reformë e thellë elektorale, çuarja para drejtësisë e të gjithë atyre që tashmë i ka dëgjuar e gjithë bota se si shkatërruan zgjedhjet e 2017-s dhe, natyrisht, pas farsës së 30 qershorit, mbajtja në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e zgjedhjeve legjitime lokale’, tha kreu i opozitës.

Duke theksuar se PD e ka nisur këtë betejë për interesin e njerëzve, Lulzim Basha shprehu vendosmërinë për ta çuar atë deri në fund për interesin e njerezve.

Ardhja e Partisë Demokratike në pushtet do të jetë dita e nisjes së një ndryshimi pozitiv për çdo shqiptar, pa dallime parttake, edhe për socialistët, për të gjithë. Ne jemi gati t’u tregojmë shqiptarëve rrugën e shpresës, rrugën e ndryshimit të thellë politik dhe ekonomik të vendit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME