Categories Lajme

Bashkëpunimi policor/ Dy efektivë shqiptarë, patrullim në rrugët e Perugias dhe Spoletos: Ja shërbimi i veçantë në Itali

Dy efektivë të Policisë së Shtetit janë nisur drejtë Italisë me shërbim të veçantë për patrullim në rrugët e Perugias dhe Spoletos. Ata do të kryejnë patrullim në mbështetje të autoriteteve policore italiane, për të forcuar ndihmën ndaj turistëve deri më 16 korrik, në lidhje me ngjarjet kryesore të verës.

Është hera e parë që projekti i koordinuar nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor dhe i testuar në destinacionet kryesore turistike kombëtare italiane zbarkon në Umbria me iniciativën e Shtabit të Policisë së Perugias.

Bashkë me dy policët nga Tirana do të jenë edhe 2 kolegë të tyre spanjollë. Patrullat e përziera shqiptare, italiane dhe spanjolle do të kenë detyra për ruajtjen e rendit publik dhe kontrollit të territorit, por mbi të gjitha shkëmbimin e informacionit për të garantuar asistencë të plotë dhe me ndikim në sferën e sigurisë, falë agjentëve që flasin gjuhën amtare të vizitorëve dhe njohin proceset ligjore dhe kanalet diplomatike të vendeve përkatëse.

Gjatë kësaj periudhe në Perugia pritet të ketë disa organizime artistike, dhe prania e efktivëve shqiptarë me uniformë të Policisë së Shtetit pritet ta bëj më të thjesht komunikimin e shqiptarëve që vizitojnë këto aktivitete, për çdo problematikë apo nevojë. Me uniformë, por pa armë, nga 22 qershori deri më 17 korrik, 3 skuadrat policore do të konsolidojnë lidhjet tashmë të vendosura edhe për hetime të ardhshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME