Categories Lajme

“Bashkëshorti as që do të guxonte…”! Margjeka debate të forta në gjykatë: Kurrë s’ka pasur ndërhyrje për lirim të burgosurish!

Pas debateve të forta me policët para Gjykatës së Posaçme, gjyqtarja Mimoza Margjeka është përplasur dhe me gjyqtarët brenda ambienteve të gjykatës. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për “News24” nga GJKKO se gjyqtarja Margjeka ka debatuar në sallën e gjyqit, duke mohuar akuzat për korrupsion dhe duke i kërkuar gjyqtares prova për masën e vënë ndaj saj “arrest shtëpie”.

“E gjeta në Apelin e Gjykatës së Korçës, as që e mbaj mend lirimin e personit në fjalë, sepse nuk ka qenë çështje e imja. Unë qëndroj prej më shumë se një muaj në hotelin që përmendni ju, sepse nuk kam ku qëndroj. Kam një vajzë të mitur për të mbajtur dhe e lë në këtë hotel, por kurrë pronari i këtij hoteli nuk ka ndërhyrë, me qëllim që unë të firmosja një vendim për lirimin e një të burgosuri. As nuk kam pranuar të vihen në dispozicion para”, mësohet të ketë thënë gjyqtarja, raporton gazetarja Lala për “BalkanWeb”.

Më tej, gjyqtarja ka kërkuar llogari edhe për masën e “arrestit me burg” për bashkëshortin, pasi sipas saj, vajza e mitur po qëndron e burgosur në shtëpi, ndërsa ka kërkuar që asaj dhe vajzës t’iu dërgohet ushqimi brenda shtëpisë. Gjithashtu, Margjeka është shprehur se “Bashkëshorti as nuk do të guxonte të ndërhynte në çështje të tilla korruptive, pasi ai është një profesor”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME