Categories Politike

Bashkëshorti i akuzohet për blerje votash, dorëhiqet ministrja e Jashtme në Kosovë

Meliza Haradinaj Stublla, e cila është ministre e Jashtme në detyrë është dorëhequr mëngjesin e sotëm. Vendimin e ka bërë publik me anë të një postimi në mediat sociale, teksa njofton se do të largohet dhe nga të gjithë funksionet që ka në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Haradinaj sqaron se dorëheqja vjen pas akuzave që i janë bërë bashkëshortit të saj për vjedhje votash gjatë procesit zgjedhor në 14 Shkurt.

“Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është shkaktuar dhe imazhit që më është dëmtuar nga persona me qëllime të pista, e jo sepse ndjej përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që më janë mveshur pamëshirshëm mua dhe familjes time. Cenimi i nderit dhe punës sime nga lojërat denigruese të të tjerëve, paraqet shkak-pasojën e këtij vendimi”, shkruan ministrja.

Më tej ajo bën thirrje që çështja e bashkëshortit të saj së zbardhet nga Prokuroria, “të ndriçojë para së gjithash vërtetësinë e video-inskenimit të plasuar në mënyrë të dyshimtë në pseudo-portale dhe faktimin e vërtetësisë së të gjitha pretendimeve që implikojnë familjen time dhe mua”. Haradinaj shprehet se ditët e fundit është hedhur baltë mbi të dhe faktet janë shtrembëruar. “Paditë për shpifje, fyerje, e shantazh do të mbeten aktive, dhe nuk do të ndalem derisa sekreti publik i lidhjes së krimit me pseudo-portalet do të vërtetohet”, sqaron ajo.

Dorëheqja e ministres në detyrë vjen pak ditë pasi mediat në Kosovë kanë publikuar një video dhe akuzojnë bashkëshortin e saj, Dardan Stublla, se ka blerë vota. Stublla ka reaguar lidhur me këto akuza dhe shprehet se janë të nditura nga grupe kriminale dhe ka mohuar të jetë përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME