Categories Showbiz

Bashkëshortja, kërkesë publike aktorit të njohur: Atë dasmën që më premtove kur do ta bëjmë?

Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj, ishte i ftuar këtë të shtunë tek “Rudina”, në Tv Klan, së bashku me të birin, Divin. Por me anë të një mesazhi, pjesë e programit u bë edhe bashkëshortja e tij, Jona, e cila përveçse u shprehu dashurinë dy njerëzve të saj më të shtrenjtë, kishte edhe një pyetje për aktorin e “Klanifornia”-s.

“Para se të iki, kam edhe një pyetje tjetër për babin. Dua që t’i them që kur kemi qenë herën e fundit tek Rudina, kur Divi ishte tek barku i mamit, kemi folur për dasmën, që do ta bëjmë atëherë kur Divi të lindë dhe të jetë prezent në dasmë. Tani që Divi vajti 1 vjeç e gjysmë. Kur do ta bëjmë atë dasmën?”

“E bëjmë me Skype shpirt, me Skype” – ia ktheu Visjani disi i justifikuar nga fakti që kjo nuk është kohë për dasma: “Ne kemi shumë dëshirë ta bëjmë një ceremoni të bukur, të themi të drejtën. Madje, pse jo, mund të jetë edhe shumë shpejt. Po tani nuk bëhet asgjë, s’po jetojnë njerëzit, njerëzit janë stresuar.”

“Doni të bëni një festë të madhe? Si e kishit imagjinuar?” – e pyeti Rudina. “Jo të madhe, duam të bëjmë diçka speciale dhe fokusi të jemi ne. D.m.th. duam të bëjmë diçka të veçantë që të mbetet përjetësisht kujtim vetëm për ne. Pra, njerëzit tanë më të afërt, do të jenë të ftuar në diçka speciale tonën. Sepse rëndom në Shqipëri shohim që dasmat bëhen për fisin dhe nuk jemi dakord me këtë pjesë… Duam ta shijojmë ne… Do ta bëjmë një dasmë dhe s’ka gjë më të bukur se në dasmë Divin t’i mbajë fustanin mamit” – tha aktori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME