Categories Lajme

Bashkia hap tenderin e rindërtimit, 62 milionë euro për banesat në Kombinat

Në Kombinat do të nisë zbatimi i projektit për ndërtimin e banesave që u shkátërruan nga tèrmetí. Bashkia e Tiranës njoftoi hapjen e procedurës së prokurimit me një fond limit rreth 62 milionë euro që ka në objekt të saj pikërisht “Rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësinë administrative 6, zona “Kombinat” Bashkia Tiranë”. Kompanitë e interesuara do të jenë të detyruara që të përgatisin projektin e zbatimit dhe rindërtimin e njësive të banimit (pallat) në zonat e prekura nga tèrmetí, në njësinë administrative 6.

Kohëzgjatja e Marrëveshjes Kuadër do të jetë 36 muaj. Kohëzgjatja e kontratës/kontratave do të jetë deri në 27 (njëzetë e shtatë) muaj nga momenti i lidhjes se kontratës ose me afat me të shkurtër në varësi të veçantisë së objektit të infrastrukturës. Bashkia sqaron se ôpônenca e projektit do të bëhet nga Instituti i Ndërtimit teksa specifikon se çfarë nënkupton procesi i Rindërtimit. “Rindërtimi nënkupton të gjithë proceset e punës së nevojshme për të patur një ndërtesë (pallat) të përfunduar funksionale dhe të jetueshme sipas legjislacionit, duke filluar nga:

Planifikimi, mobilizimi dhe ngritja e kantierit; Demolimi largimi i inerteve dhe mbetjeve te objekteve dhe infrastrukturës ekzistuese ne sheshet e ndërtimit; Përgatitja e sheshit dhe punimet e gërmimit/mbushjes (nëse ka); Përgatitja dhe ndërtimit i themeleve/bazamentit, strukturave nëntokësore; Përgatitja dhe ndërtimi i strukturës/karabinasë dhe muratures; Rifinitura dhe punimet e fasadave; Të gjitha instalimet e nevojshme (furnizimi me energji elektrike, telefoni dhe internet, furnizimi me ujë të pijshëm, shkarkimet e ujrave të përdorura etj.,) Testimi dhe vënia në funksionim; Përgatitja e dokumentacionit përkatës dhe dorëzimi i objektit dhe dokumentacionit shoqërues tek mbikëqyrësi dhe investitori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME