Categories Lajme

Renis Gjoka reagon pas deklaratës së Klosit: Mirë që na mohojnë të drejtën për të jetuar, por tállin edhe…

Ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh mbrëmjen e djeshme se valët e muzikës arrijnë të përhapin koronavirusin. Kjo, në kuadër të justifikimit se pse pas fillimit të shkollave dhe hapjes së ambienteve të brendshme të lokalit, baret me muzikë janë të vetmet që penalizohen nga çdo kategori përfitimi. Megjithatë, lidhur me këtë të fundit kanë reaguar jo pak artistë, të cilët kanë ngritur zërin mbi situatën aktuale ku ata ndodhen. Sa për deklaratën e Klosit, një kundërpërgjigje ka ardhur nga Renis Gjoka, me anë të një statusi në Facebook.

“Mirë që na ngordhi gomari, por s’të lejnë as mizat rehat. Mirë që na mohojnë të drejtën për të jetuar, por tállin edhe ingranazhin me ne! Hallall”, ka shkruar këngëtari në rrjet. Artistët e kanë ngritur si shqetësim primar faktin se ata tashmë mbeten të papunë, pa patur mundësi të sigurojnë të ardhura nga asnjë kategori përfitimi. Të njejtën pengesë po hasin edhe disa nga bizneset private, të cilët u kufizuan që nga marsi për të vazhduar lirisht aktivitetin e tyre. Nga ana tjetër, situata aktuale nuk dihet se sa do të zgjasë, duke bërë që një pjesë e të vetëpunësuarve të mbeten në ‘mëshirë të fatit’

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME