Categories Lajme

Bashkia i degdisi në Çole dhe Nartë/ Tregtarët në Vlorë në ditën e pestë të protestës (Video)

Qindra subjekte të tregut industrial në Vlorë protestuan para teatrit “Petro Marko”, aty ku zhvillohej një aktivitet i qeverisë, ku merrnin pjesë ministra të kabinetit Rama dhe ambasadorë të BE-së. Tregtarët u përplasën me ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, duke e akuzuar se qeveria po e lë Vlorën pa institucione. Ndërsa kryetarja e bashkisë, Brunilda Mërkini, refuzoi takimin me tregtarët, të cilët shprehën dëshpërimin që në zgjedhjet e nëntorit 2025 i dhanë votën. Prej pesë ditësh, tregtarët protestojnë pasi bashkia vendosi t’i largojë nga qyteti dhe t’i dërgojë në Nartë, ndërsa dyshimet janë se në tokën e tregut do të ndërtohen kulla.

Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Vlorës vendosi të zhvendosë tregtarët e tregut industrial drejt zonës së Çoles dhe Nartës, mbi 250 subjekte që operojnë në këtë treg kanë protestuar përsëri këtë të shtunë.

Qytetarët zhvilluan tubim përpara teatrit “Petro Marko”, aty ku zhvillohej një aktivitet qeveritar, ku ishte njoftuar se do të merrte pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, ndërsa të pranishëm ishin disa ambasadorë të vendeve të BE-së në Tiranë, por edhe eurodeputetë. Në ditën e pestë të protestës, tregtarët e tregut industrial kërkuan një takim me kryetaren e bashkisë, Brunilda Mërkini, e cila refuzoi t’i takonte, ndërsa futej në teatër. Tregtarët nuk e fshehën indinjatën që e kishin votuar në zgjedhjet e muajit nëntor.

Teksa Brunilda Mërkini i ktheu shpinën duke refuzuar takimin, Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, që merrte pjesë në takim, shkoi tek qytetarët që protestonin, por duke bërë të painformuarën për atë që po ndodhte në Vlorë.

Megjithatë, vetë qytetarët e refuzuan Spiropalin, duke i kujtuar asaj se është turp që përfaqësues të qeverisë shkojnë në Vlorë, në një kohë që Kryeministri po i heq qytetit edhe institucionet jetike si kadastra. Nga ana tjetër, qytetarët refuzojnë kategorikisht zhvendosjen e tregut, duke ngritur dyshime të forta se qëllimi i kësaj zhvendosjeje është që trualli i tregut aktual të përdoret për ndërtim kullash.

Një ditë më parë, në Këshillin Bashkiak u miratua largimi i tregtarëve nga tregu aktual industrial dhe degëdisja e tyre drejt zonës së Nartës, ndërsa tallja e zyrtarëve të bashkisë arriti kulmin kur thanë se qytetarët dhe tregtarët mund të përdorin linjat e transportit publik për të bërë biznes deri në Nartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë

Moti i keq dhe deti me dallgë si dhe era e fuqishme bregdetare ka bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi çantën me një shumë parash një gruaje në rrugë, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

Një 52-vjeçar në Elbasan, pasi akuzohet për vjedhje. Pas hekruave ra shtetasi me inicialet G.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çfarë është skandali që çoi 33 vetë në masa arresti?

Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe…

LEXO ME SHUME