Categories Lajme

Bashkia Sarandë: Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve qëllimi kryesor, nis procesi i dezinsektimit

Ditën e sotme ka nisur procesi i dezinsektimit të qytetit të Sarandës. Kryeatri i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma  ka informuar se do të dezinsektohet  një pjesë të madhe të hapesirave të gjelbërta të qytetit dhe  pusetat e ujërave të zeza me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe pushuesve.Saranda është një nga destinacionet më të pëlqyera turistike gjatë sezonit të verës. “Të  krijojmë mundesinë për pushime sa më relaksuese për vizitorët e qytetit ,të cilët ndihen të bezdisur nga infeksionet, insektet, plehrat dhe papastërtitë”,tha kryetari i Bashkisë Sarandë.

 Postimi i  kryetarit të Bashkisë Sarandë:

“Nisëm sot në orët e para të mëngjesit proçesin e dezinsektimit në një pjesë të madhe të hapesirave të gjelbërta të Sarandës si dhe në pusetat e ujërave të zeza me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe pushuesve

Sot vendosim etalonin e nje bashkie që punon 24/7, ku me një përpjekje konkrete dhe invest modest mund të përmirësohet ndjeshëm jeta e qytetarëve të Bashkise së Sarandës, dhe njëkohësisht të krijojmë mundesinë për pushime sa më relaksuese për vizitorët e qytetit ,të cilët ndihen të bezdisur nga infeksionet, insektet, plehrat dhe papastërtitë.

Turizmi është dhe do jetë aseti ynë kryesor, ndaj dhe ne do të vemë gjithçka në funksion të tij, duke filluar nga bashkia më vizionin dhe përkushtimin e saj, deri tek çdo qytetar qoftë sipërmarrës apo banor i thjeshtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë…

LEXO ME SHUME