Categories Lajme

Bashkia Vlorë aksion për Lirimin e Hapësirave Publike të qytetit

Bashkia Vlorë aksion për Lirimin e Hapësirave Publike të qytetit.

Ditën e sotme në lagjen 24 Maji të qytetit të Vlorës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Vlorë vijoj me aksionin e rradhës për Lirimin e Hapësirave Publike të zënë pa leje.

Ky aksion, i udhëhequr nga Bashkia e Vlorës, ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në përpjekjet për të rikthyer qytetin tek qytetarët.

Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Z. Ermal Dredha, dhe e drejtorët të Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Vlorës bënë të ditur se lirimi i hapësirave publike është prioriteti kryesor i Bashkisë.

Aksioni është një angazhim i vazhdueshëm për të siguruar që hapësirat publike të qytetit të përdoren në dobi të qytetarëve dhe jo për interesa të ngushta të individëve ose subjekteve të caktuara.

Ky aksion ka synuar të ndërmarrë hapa konkrete për të shembur ndërtime pa leje dhe për të liruar hapësirat publike që janë zënë pa të drejtë.

Në veçanti, shembja e disa garazheve në lagjen 24 Maji është një hap i rëndësishëm drejt kthimit të hapësirave qytetare në shërbim të komunitetit. Aksioni me qëllim lirimin e hapësirave të përdorura në mënyrë abuzive si parkime nga subjekte apo qytetarë, jashtë zonës së lejuar nga Bashkia Vlorë do të vijojë dhe në ditët në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME