Categories Lajme

Bashkia Vlorë ka paraqitur një projekvendim për ngritjen e një strehëze për qentë endacakë\ Strehëza e qenve në Vlorë: një nismë me kosto të pajustifikuara

Gjergj Nika, ish-kandidati për Bashkinë e Vlorës ka kundërshtuar nismën e Bashkisë së Vlorës për të ndërtuar një strehëz për qentë e rrugës.

Nika thotë se ka votuar kundër kësaj nisme për shkak të kostove të larta dhe mungesës së një justifikimi të qartë financiar.

Reagimi i Gjergj Nikës

1 qen – 260 euro/muaj
Pensioni minimal – 107 euro/muaj
Ndihma Ekonomike – 35 euro/muaj
Ushqimi i një fëmije në kopsht – 48 euro/muaj

Strehëza e qenve në Vlorë: një nismë me kosto të pajustifikuara

Bashkia Vlorë ka paraqitur një projekvendim për ngritjen e një strehëze për qentë endacakë, me kapacitet prej 100 qenësh, ku parashikohet jo vetëm strehimi, por edhe ushqimi, vaksinimi dhe hospitalizimi i tyre. Si koncept, kjo është një nismë pozitive dhe e domosdoshme për një qytet që synon standarde më të larta në menaxhimin e hapësirave publike dhe sigurisë.

Megjithatë, gjatë shqyrtimit në komisionet përkatëse – Juridik, Financë dhe Shërbime – kam votuar kundër këtij projekti, për shkak të kostove të larta dhe mungesës së një justifikimi të qartë financiar.

Sipas projektit, për periudhën 8-mujore Maj–Dhjetor 2026, janë parashikuar këto shpenzime:

* Pagat e 6 punonjësve: 7,414,938 lekë. Një punonjës bashkë me orë nates arrin deri në 158,000 lekë/muaj.
* Shpenzime operative: 10,455,600 lekë.
* Investime në ambientin me qira: 8,160,000 lekë.
* Qiraja: 2,000 euro/muaj
* Kafazet: 500 euro për një qen (50,000 euro për 100 kafaze)

Në total 260.

. Edhe duke marrë në konsideratë të gjitha shërbimet e nevojshme – ushqim, kujdes veterinar, staf dhe mirëmbajtje – kostoja për njësi duket e lartë dhe kërkon transparencë të plotë mbi mënyrën e përllogaritjes.

Në të njëjtën kohë, në buxhetin e miratuar për vitin 2026, Bashkia Vlorë ka parashikuar për kujdesin social ndaj shtresave në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuar një fond prej 310,000 euro, ose vetëm 0.69% e buxhetit total.
Për të njëjtën periudhë 8-mujore, kjo shumë përkthehet në rreth 207,000 euro.

Kjo krijon një kontrast të fortë në mënyrën se si shpërndahen fondet publike. Ndërkohë që:

* pensioni minimal i pleqërisë është rreth 107 euro në muaj,
* ndihma ekonomike për familjet në nevojë është rreth 35 euro,
* ushqimi për një fëmijë në çerdhe apo kopsht (me drekë) llogaritet rreth 48 euro në muaj,

rezulton se për një qen parashikohet një shpenzim prej 260 euro në muaj.

Në këtë realitet lind natyrshëm një pyetje e fortë dhe e dhimbshme: a duhet që qytetarët të “kafshojnë” njëri-tjetrin që të marrin të njëjtin nivel trajtimi dhe dinjiteti që parashikohet për kafshët?

Kjo nuk është një çështje që duhet parë si përballje mes kujdesit për kafshët dhe kujdesit për njerëzit. Të dyja janë të rëndësishme dhe të domosdoshme në një shoqëri që synon standarde më të larta jetese. Por është detyrim i institucioneve që çdo fond publik të përdoret me eficiencë, transparencë dhe ndjeshmëri ndaj prioriteteve sociale.

 

 

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME