Bashkia Vlorë ka bërë një paraqitje të situatës në qytetin bregdetar pas reshjeve të dendura të shiut. Deri tani, problematik është vetëm aksi rrugor Himarë-Sarandë në Borsh për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Lëvizja e mjeteve po kryhet në aksin tjetër, ku janë vendosur sinjalistika ndërsa po monitorohet nga policia dhe kontraktori. Deri në orën 20:00, niveli i Hidrometrit në Përmet ishte 3 metra, në Memaliaj 4 metra dhe në urën e Mifolit 5.5 metra.
Niveli i Vjosës është rritur, por nuk paraqet asnjë problem për momentin. Njoftimi i plotë: Informacion ores 08:00 per situaten ne qarkun Vlore sot dt 11.01.2021. Situata ne qark eshte e qete, konkretisht;
– Gjate nates dhe aktualisht ne teritorin e qarkut Vlore ka pasur reshje me intesitet te ulet dhe mesatar. – Niveli i Hidrometrave te Vjoses ne oren 20:00 Permeti 3 m Memaliaj 4 m Ura e Mifolit 5.5 m ora 07:30 Vihet re nje ritje e nivelit te Vjoses por qe nuk paraqet problem per momentin – Shkarkime nga Hec nuk ka. – Hidrovoret gjendje pune – Familje te evakuara nuk ka. – Banesa te permbyt dhe me prezenc uji nuk ka. – Siperfaqe te permbytura dhe prezenc uji nuk ka. – Rruge te bllokuara nuk ka. Vazhdon problematik aksi rrugor Himar – Sarande ne Borsh ku ka rreshkitje ne nje aks. Levizja kryet ne aksin tjeter, esht vendos sinjalistika monitorohet nga policia dhe kontraktori.
– Forca dhe mjete ne terren ne gadishmeri Struktur operac vendore Struktur operac qendrore – Mbeshtetje me ndihma ushqimore nuk ka. Shqipëria ka hyrë sot në ditën e gjashtë që është e përfshirë në një mot të furishëm e me ngrica. Zonat problematika janë Shkodra dhe Lezha ku shumë fëmijë për shkak të bllokimit të rrugëve dhe përmbytjeve kanë mbetur pa shkollë. Më e qetë është Vlora dhe Korça ku niveli i reshjeve ka rënë, ndërsa Veriu është bllokuar nga dëbora.
