Categories Lajme

Shqipëria nën pushtetin e ujit, mijëra hektarë tokë të përmbytura, akse rrugore të bllokuara

Lezhë: Zgjerohet harta e përmbytjeve Sipërfaqja e tokave nën ujë në qarkun e Lezhës është në total momentalisht 4 mijë e 300 hektarë. Kjo ka bërë që disa fshatra e rrugë të bllokohen, duke rrezikuar dhjetëra fëmijë e mësuesë të ngelen pa shkuar në shkollë. 44 fëmijë në Malecaj dhe mësuesi në Ungrej hasin vështirësi prej rrugëve të përmbytura apo shembura, duke rrezikuar për të shkuar në shkollë. Po ashtu dhjetëra fëmijëve të tjerë u pamundësohet mësimi për shkak se banesat e tyre janë nën rrethimin e ujit. Niveli i Drinit po shkon në pikën kritike, nga ku nga çasti në çast mund tè dalë nga shtrati.

Në qytet nuk ka patur përmbytje. Pa energji elektrike dhe nën pushtetin e ujit e kan kaluar natën fshatrat e njësive vendore të fushës së Zadrimës.

Vlorë: Informacion për situatën në qarkun Vlorë sot datë 11.01.2021. Situata në Vlorë është konkretisht e qetë. Gjatë natës dhe aktualisht në territorin e qarkut ka pas reshje me intesitet te ulët dhe mesatar. Niveli i Hidrometrave të Vjosës në orën 20:00 ishte si më poshtë: Permeti  3 m; Memaliaj  4 m

Ura e Mifolit 5.5 m ora 07:30. Vihet re një ritje e nivelit te Vjosës por që nuk paraqet problem për momentin. Duke qenë se për momentin nuk ka shkarkime nga Hec-et, hidrovoret janë në gjendje pune. Gjendja shfaqet e qëndrueshme, pa sipërfaqe dhe banesa të përmbytura, ndërkohë që i vetmi aks problematic mbetet ai Himar-borsh, ku për shkak të rrëshqitjeve të dherave, vijon qarkullimi vetëm me një sens.

Shkodër: Sipas Bashkisë, Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m.(Kuota max 6.30 m). Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m), ndërsa Hidrometri i lumit Drin shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m).  Në bashkinë e Shkodrës në total janë përmbytur 1823 ha tokë

Bashkia Shkodër Siperfaqe totale e përmbytur 1823 Ha Tokë e pakultivuar  526 Ha , Foragjere të dyta, jonxhe      1115 Ha Grurë  95 Ha, Bimë dekorative  80  Ha, Pemtore 7 Ha Nj.A. Ana Malit Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë Tokë e pakultivuar 210 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha Grurë 40 Ha Pemtore 5 Ha

 Nj.A Dajç Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 740 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat  Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat : Tokë e pakultivuar  265 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 340Ha Bimë dekorative 80 Ha Grurë 55 Ha UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc. Tokë e pakultivuar 3 Ha Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri. Tokë e pakultivuar 15 Ha Foragjere të dyta, jonxhë 35 Ha Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll.  Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe Tokë e pakultivuar 30 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes Tokë e pakultivuar 3 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha Pemtore 2 Ha Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME