Categories Lajme

Bashkim i simptomave Delta dhe Omicron, zbulohet varianti i ri i Covid-19

Një variant i ri i Covid është zbuluar në Qipro. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se varianti i ri që po qarkullon është një bashkim me Delta dhe Omicron. Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros, ka thënë se varianti ri i është quajtur “Deltacron”.

Deri më tani, Kostrikis dhe ekipi i tij kanë gjetur 25 raste të virusit. Është ende shumë herët për të thënë nëse ky variant është përhapur masivisht dhe se çfarë ndikimesh mund të ketë. “Ne do të shohim në të ardhmen nëse ky lloj është më patologjik apo më ngjitës apo nëse do të mbizotërojë”, është shprehur profesori për mediat vendase.

Studiuesit i dërguan gjetjet e tyre këtë javë në GISAID, një bazë të dhënash ndërkombëtare që gjurmon viruset. Varianti Deltacron është zbuluar në një kohë kur Omicron vazhdon përhapjen e tij të shpejtë në të gjithë globin, duke shkaktuar një rritje të rasteve me Covid-19.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkaktuan aksident me 6 të plagosur, arrestohet 54-vjeçari nga Vlora, procedohet edhe një i ri

Një 54-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e Policisë dhe një 20-vjeçar nga Skrapari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Seri skandalesh me ushqimin e kontaminuar, qeveria planifikon shkrirjen e AKU

U deshën dhjetëra skandale me ushqime të kontaminuara që shiten në tregun shqiptar, që qeveria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 1 Prill 2025

Dashi Kjo e martë ju ofron mundësi të shumta në dashuri. Nëse jeni vetëm shihni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë, burri plagos gruan me thikë në bark, policia në kërkim të autorit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në qytetin e Sarandës, teksa raportohet se një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë të rinj në polici për djegien e një lokali në plazhin e Darëzezës

Policia e Fierit ka shoqëruar në komisariat 5 të rinj, ndërsa ka shpallur një tjetër…

LEXO ME SHUME