Categories Lajme

Bashkimi me Kosovën nuk është më një ëndërr, ideohet një Kupë e përbashkët

Pranimi i Kosovës në UEFA dhe në FIFA i ka hapur shumë mundësi bashkëpunimi Federatës së Futbollit të Kosovës dhe natyrisht që bashkëpunimin më të ngushtë, e ka me Federatën Shqiptare. Pavarësisht konfliktit që krijohet shpesh për marrjen e talenteve, dy federatat kanë treguar mbështetjen e tyre karshi njëra-tjetrës ashtu si edhe tifozeritë për ekipet Përfaqësuese. Ëndrra e tifozëve ka qenë që të ketë një Ligë të Përbashkët dhe kjo duket se nuk do të jetë më veç një ëndërr. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një ligë të mirëfilltë por për një Kupë, e cila do të njihet edhe nga UEFA. Trofeu “Nënë Tereza” është trofeu më i ri që po diskutohet në zyrat e dy federatave dhe diçka të tillë e ka konfirmuar Agim Ademi.

Në një intervistë të dhënë për “Gazeta Zëri” në Kosovë, Ademi u shpreh së bashku me FSHF-në kanë menduar këtë trofe dhe projekti do të paraqitet në UEFA për të marrë miratimin nga organi më i lartë i futbollit në Europë. Dy federatat shpresojnë që të arrihet në marrëveshje që skuadra fituese e këtij trofeu, të marrë pjesë në Kupat e Europës të organizuara nga UEFA. “Kjo kupë do të jetë masive dhe do të zhvillohet gjatë tërë vitit. Mund të luhen ndeshjet në mesjavë të mërkurën ose të enjten kur nuk ka ndeshje të kampionatit.

Projekti do të jetë i përbashkët edhe me qeveritë tona. Do të krijohet një fond i posaçëm nga të dyja qeveritë dhe nga federatat. Krahas shpërblimit që do ta marrë fituesi nga federatat, do ta ketë edhe një shpërblim shtesë nga qeveritë. Kjo kupë do të njihet si kupa ‘Nëna Terezë’”, u shpreh Ademi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME