Categories Lajme

Krishtlindja, Meta në Katedralen Ortodokse: Le të jetë një ditë shprese në mënyrë që të kemi një Shqipëri më të qëndrueshme

Presidenti i Republikës , Ilir Meta vizitoi sot Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku u prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkop Anastas Janullatos dhe nga klerikët të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Presidenti Meta, u përcolli urimet më të mira besimtarëve të krishterë për Festën e shenjtë të Krishtlindjes duke theksuar para përfaqësuesve të mediave:

“Ishte kënaqësi e veçantë për të uruar Fortlumturinë e Tij, kreun e Kishës sonë Ortodokse për këtë ditë shprese të bekuar. Njëkohësisht për të uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por edhe të krishterë shqiptarë. Le të jetë kjo një ditë shprese, një ditë solidariteti, për të reflektuar edhe më shumë, për të kthyer sytë dhe për të shtrirë dorën ndaj atyre që kanë nevojë për më shumë ndihmë, mbështetje dhe përfshirje në shoqërinë tonë, që kanë nevojë për më shumë ngrohtësi dhe dashuri, në mënyrë që të kemi një Shqipëri më të qëndrueshme, më njerëzore, më dinjitoze dhe më të begatë!” Gjithashtu Presidenti Meta u uroi festën e shenjtë të Krishtlindjeve Kryetarit të VUSH-it, Pastor Ylli H. Doçi si dhe drejtuesve e besimtarëve ungjillorë shqiptarë, duke vizituar gjithashtu edhe selinë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME