Categories Lajme

“Bashkohuni me ne”, Basha në Vlorë,Rama bën gabim historik, për atdhe e demokraci s’ka forcë që i ndal

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e akuzoi shefin e socialistëve se e ka trajtuar këtë qytet si një pronë të tij ndërsa qytetarët e saj si robër. Në takimin përmbyllës me mbështetës të PD, Basha tha se Rama e ka kthyer Vlorën në çifligun e klientëve dhe oligarkëve.

Basha: Për 8 vite me radhë njeriu që nuk bërë asgjë, që e zbrazi Vlorën nga rinia e saj, la pensionisët e Vlorës në baltë, shkatërroi bujqësinë e Vlorës.

Premtoi hënën dhe diellin por e ktheu Vlorën në çifligun e klientëve, të oligarkëve dhe miqve të tij. Në resortin personal të pushimeve të tij po vjen përsëri të trokasë me të njëjtat premtime të pambajtura, me të njëjtat dështime të 8 viteve më parë duke e konsideruar Vlorën pronën të tij dhe vlonjatët robër të tij.

Por sipas Bashës, Rama bën gabim historik.

“Gabim historik, e dinë gjithë Shqipëria se Vlora dhe vlonjatët i takojnë vetëvetes, i takojnë Shqipërisë, i takojnë kombit. E kanë treguar në momentet më kritike se për atdhe, për demokraci dhe liri nuk ka forcë që i ndal”.

Shefi i demokratëve tha se këto janë orët e fundit të 8 viteve keqqeverisje, i bindur se qytetarët do të votojnë për ndryshimin të dielën.

“Edhe tre ditë na ndajnë nga dita e ndarjes me 8 vite dështime, papunësi, mjerim ekonomik, premtime të pambajtura.8 vite dështime në shtëpi dhe qafë të vlonjatëve. Ka guximin të kërkojë dhe katër vite të tjera me premtimet e pambajtur,  projektet  3D në sqetull dhe thesin e gënjeshtrave në shpinë. 110 mijë shtëpi po bëhen gati ti shkatërrojnë pas zgjehdjeve. E dëgjuat me veshët tuaj. Kërkon votën për ti legalizuar por nuk ka ndërmend ti legalizojë, ka ndërmend ti prishë siç prishi shtëpitë e Astirit.

Ky është Edi Rama i vërtet, premton për votën dhe të nesërmen jo vetëm që nuk e zbatojnë premtimet por ua kthejnë shpinën ndërsa qytetarëve u tregon forcën, brutalitetin, arrogancën e një pushteti të pashpirt për Vlorën, për shqiptarët dhe Shqipërinë.Orët e të keqes po mbarojnë. E diela do të jetë dita e fitores më të thellë dhe më të bukur, e pjesëmarrjes më të madhe paqësore, dinjitoze për ti thënë boll më 8 viteve shkatërrim dhe autorit të këtij shkatërrimi. Vlora do të votojë për ndryshimin”

Vota e 25 prillit për Bashën është për ekonominë e shqiptarëve, integrimin dhe të ardhmen e tyre.

” Të çlirojmë dhe vëmë në lëvizje këtë qytet që ka mjaftueshëm ekonomi për të mbajtur një Shqipëri të tërë. Vlora që e ndau Shqiërinë nga Lindja me Ismail bej Vlorën dhe e bëri Europë, a do ta pranojmë më të kthehet përsëri në Lindje?

A do ta izolojmë për të hapur negociatat brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re që do të votoni me 25 prill. Edi Rama nga paniku i është kthyer marifeteve të vjetra me shpresën e rrënuar se do të ndalë të pandalshmen por ndryshimi nuk ndalet. Jemi bashkë krah për krah për Vlorën dhe Shqipërinë. Bashkë do të vazhdojmë pa u trembur dhe pa u ndaluar. Me vendosmëri për të sjellë ndryshimin masivisht në kutitë e votimit. Vetë tre ditë për tu ndarë nga e keqja”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME