Categories Lajme

Inter ngec sërish

Rihapet Seria A, Juventus i falet mbrojtësve, Inter nuk gjen forcën për të reaguar në kampionat dhe pas barazimit me Napolin është ndalur po në barazim 1-1 nga Spezia. Zikaltërit u shfaqën të pamotivuar në fushën e blertë, kjo dukshëm e ndikuar dhe nga hapi fals i rivalëve të Milanit. Inter pësoi gol shumë shpejt.

Në minutën e 12-të Farias zuri në befasi prapavijën e Interit dhe me goditje nga hyrja e zonës mposhti Handanovic. Disavantazhi rriti presionin e kryesuesve të Seria A, që gjetën golin në fundin e pjesës së parë me Perisic. Fraksioni i dytë dhuroi shumë raste, por jo gola.

Tashmë Inter numëron 10 pikë më shumë se Milani ndjekës, që u mposht me përmbysje në shtëpi 1-2 nga Sassuolo. Çalhanoglu zhbllokoi sfidën shumë shpejt. Sassuolo reagoi dhe rrjetës së turkut iu përgjigj Raspadori me dopietë.

Sulmuesi i ardhur nga stoli përmbysi gjithçka, me Milan që tanimë ndjen presionin e rivalëve. Juventus numëron 1 pikë më pak se ta, pas fitores po  me përmbysje 3-1 në Torino përballë Parmës.

Mbrojtja ishte reparti që vendosi fatet e kësaj sfide, pasi pikërisht nga ky repart u shënuan të 3 golat për Juventusin. Aleks Sandro me dopietë dhe Matia de Ligt, i cili vulosi rezultatin përfundimtar në 3-1. Klan News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME