Categories Lajme, Sport

Bastet sportive– Ja kush fiton vërtetë nga ligji i ri

Ligji për bastet sportive, i cili teknikisht mundet t’i rikthejë ato në treg pas më shumë se gjashtë vitesh, ka ngjallur gjithnjë diskutime për nga mënyra se si do të funksionojnë, por edhe për nga fitimet e gjeneruara dhe si do të ndahen ato. Gjithnjë, nga palët mbështetëse të kësaj nisme rikthimi, ka qenë edhe çështja e financimit të sporteve – një fushatë madhore ku janë shpalosur benefitet e rikthimit të basteve është zhvilluar.

Përfshirë në këtë, ka qenë edhe vetë kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ka trumpetuar gjithnjë përfitimet e mëdha që sportet në tërësi do të kenë nga bastet. Sipas tij, e pritshme është që vetëm brenda një viti, në arkat e sportit të shtohen rreth 30 milionë euro, si pjesë e taksave që kompanitë e lejuara në operimin e ri të basteve duhet të paguajnë.

Megjithatë, ka diçka që nuk përmendet dhe ai është proporcionaliteti i fitimit. Pavarësisht shifrave që përmenden, nuk është e qartë të kuptohet se sa do jenë xhirot reale të shumave që do të qarkullojnë përmes basteve online. Por, mbi këtë, ka qartësuar dhe ka folur ashpër deputeti socialist Erion Braçe, i cili përmend edhe vlera konkrete në proporcion me fitimet dhe ku shkojnë ato realisht.

Braçe është pjesë e komisionit të Ekonomisë dhe ai madje arrin edhe deri në sarkazëm me këtë çështje, duke thënë se sportin nuk e bëjnë vërtetë bastet (siç trumpetohet), por e bëjnë njerëzit e sportit dhe ai shton se është “i neveritur” nga diskutimi që bëhet lidhur me fitimet që sporti do të ketë nga bastet.

Ai shtjellon edhe një llogari shumë të thjeshtë në gjithë këtë. Deputeti socialist merr shembull vendosjen e një basti prej 200 lekësh nga një lojtar. Sipas parashikimit ligjor, të kaluar së fundmi në Parlament, i draftuar pikërisht në Komisionin e Ekonomisë me disa shtyrje, për sportin, në vendosjen e këtij basti prej 200 lekësh nga lojtari, shuma që kalon është prej vetëm 4.5 lekësh. Qeveria nga ana tjetër do të marrë nga këto 200 lekë vetëm 2.32 lekë si pjesë e tatim fitimit.

Problemi real, vijon më tej Braçe, është se sporti në të vërtetë në Shqipëri nuk ka garë dhe nuk gjeneron dot fitime prej këtij fakti, ndaj nuk janë bastet shpëtuese të kësaj. Për më tepër, me një shumë totale thuajse qesharake prej 3.31 lekësh në çdo 100 lekë të fituara, mund të kuptohet se fitimi i vërtetë i basteve nuk qëndron në kuadrin sportiv, por shkon kryesisht për kompanitë, të cilat edhe do ta implementojnë mundësinë e vendosjes së basteve online.

Por, me një ligj tashmë të kaluar, është thuajse e sigurt se në pak kohë, ndoshta brenda këtij viti, do të fillojnë të qarkullojnë në treg edhe kompanitë e para të basteve online, të cilat do të operojnë vetëm përmes platformave të posaçme teknologjike dhe do të jenë të monitoruara, duke përfshirë sistemin e pagesave me kartë si të vetmen mënyrë për të luajtur dhe pa pasur pika fizike në terren. Edhe pse sporti do të ketë fitim, sërish ai më i madhi ngelet vetëm tek një faktor: Kompanitë që do të licencohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME