Categories Lajme

Baton Haxhiu: KFOR-i shpëtoi një kasaphanë të mundshme në veri të Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se trupat e KFOR-it në Kosovë shpëtuan një kasaphanë që mund të kishte ditën e sotme në veri të vendit.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Baton Haxhiu tha se protestuesit serbë u treguan të pamëshirmshëm dhe u rrezikua që të kishte një përplasje të armatosur.

“Sot realisht KFOR e ka shpëtuar një kasaphanë të mundshme ne veri për arsye se ka qenë ndërmjet forcave policore të Kosovës dhe grupeve kriminale.

Fakti që janë lënduar pjesëtarë të KFOR-it tregon se sa e ndjerë ka qenë situata, sa të pamëshirmshëm kanë qenë në një përplasje me Policinë e Kosovës, e cila sot ka pasur fatin që heronjtë e KFOR e kanë shpëtuar situaën nga një përplasje që do ishte e armatosur. Vetë fakti se situata është e tillë nuk mund të flasim këtu për procedurë dhe as legalitet e legjitimitet.

Të tre liderët edhe z.Thaçi dhe Mustafa dhe së fundmi Kurti kanë nënshkruar një deklaratë që ndërtohet një model i normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Respektivisht të tre liderët janë pajtuar të ndërtohen si të drejta për serbët. Nëse i marrim 4 hapat. Hapi i parë është asociacioni, i dyti shpejtimi i procedurës për Këshill të Eurpoës dhe liberalizimi i vizave, hapi i tretë respektimi i Gjykatës Kushtetuese për dhënien e tokës së Kishës Ortodokse Serbe në Deçan.

Dhe në fund është liberalizimi i vizave, hyrja e Kosovës në KiE. Ligjet funksionojnë kur demokracia është funksionale. Megjithëse kemi të bëjmë me një territor të kontestuar megjithëse është brenda territorit të Kosovës, ti nuk mund t’ua imponosh kryetarët shumicës atje”.

Baton Haxhiu ka treguar edhe si zgjidhet sipas tij ky konflikt në veri të Kosovës.

“Duhet të gjendet një kompromis dhe kompromisi është dialogu. Varianti tjetër është ajo që ka ndodhur të premten, ti çosh policinë atje dhe të hysh në përleshje.

Bujaria e shumicës është që t’i japë të drejta. Kthimi  në dialog sa më shpejt që është e mundur, ruajtja e sovranitetit të Kosovës dhe Albin Kurti të jetë i guximshëm dhe të flasë për të drejtat e serbëve në veri. Përndryshe është në pikën më të ulët të kredibilitetit të tij”. 

25 ushtarë të KFOR mbetën të plagosur nga përleshjet me protestuesit serbë në veri të Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME