Categories Lajme

Baton Haxhiu: Rama po përpiqet të pajtojë Turqinë me Greqinë… Mund të kemi rezultat të rrallë!

Baton Haxhiu, ka bërë një deklaratë të rrallë në emisionin e Blendi Fevziut. Ai ka thënë se Edi Rama po bën përpjekje për të pajtuar Turqinë me Greqinë dhe se mund të kemi një “rezultat diplomatik të rrallë”.

Pjesa nga diskutimi në studio: 

Haxhiu: Një vizitë e Ramës është parashikur në Athinë të premten. Kam një bindje që një marrëdhënie e tillë e shpejtë, e shpeshtë Stamboll -Athinë mund të sjellë një rezultat diplomatik që mund të jetë i rrallë.

Fevziu: Vizita do të jetë për balancë diplomatike?

Haxhiu: Unë mendoj që ka diçka tjetër. Është një negociatë për disa muaj, mos të them më shumë se 5-6 dhe një përpjekje e një shteti të vogël për të pajtuar dy shtete të mëdha.

Fevziu: Gent Caka pajtoi Greqinë me Turqinë?

Haxhiu: Unë mendoj se ndonjëherë njeriu është më i rëndësishëm se sa shteti.

Fevziu: Është Rama vetë thua ti?

Haxhiu: Besoj që po.

Fevziu: Është nismë profesionale apo personale?

Haxhiu: Nuk mund të flasim për detaje. Nëse ju kujtohet kur e kemi bërë një debat për raportin Greqi- Turqi kanë qenë ditët e negociatave, që realisht kanë pas momente të vështira, që në një mënyrë apo një tjetër Kryeministri shqiptar ka bërë çmos që nga Stambolli në Athinë…

Fevziu: Rama ka negociuar mes dy palëve apo është ofruar të negociojë?

Haxhiu: Nuk di detajet, megjithatë është një prej përpjkejeve më të rëndësishme diplomatike dhe politike dhe këto përpjekje besoj që do e kenë një fund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME